Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/Ministra e deputetë në plazh, ja ku po pushojnë politikanët shqiptarë këtë vit 

2016/08/15 at 2:15 AM
në Galeri, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Foto/Ministra e deputetë në plazh, ja ku po pushojnë politikanët shqiptarë këtë vit 

Drejtuesit e shtetit i janë dorëzuar plotësisht relaksit, kryesisht në bregun e Jugut të Shqipërisë. Pas miratimit të reformës në drejtësi, kryeministri Rama dhe kabineti i tij janë larguar nga Tirana, duhet thënë edhe të lehtësuar nga barra e madhe që u kishte krijuar debati i miratimit apo mosmiratimit të reformës. Po ku po pushojnë drejtuesit, ministrat dhe deputetët e Parlamentit?

Rama dhe kabineti i tij qeveritar kanë vendosur të kalojnë disa ditë pushimi në bregun shqiptar. Edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk është larguar nga Shqipëria. Madje, ai ka vendosur të pushojë në një nga plazhet modeste të vendit, pikërisht në Shëngjin. Por, ndërsa pushimet e drejtuesve të mazhorancës janë zbuluar, demokratët duken më misterioz.

Kreu i opozitës Lulzim Basha nuk dihet nëse ka nisur pushime. Ai para dy ditësh ka dhënë një intervistë në një prej televizioneve kombëtare të vendit, ndërsa gjatë javës së kaluar pati një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu. Nuk i dihet, ndoshta Basha ka vendosur të pushojë më vonë ose të bëjë pushime ditore.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ndryshe nga vitet e kaluara këtë sezon veror nuk ka zbuluar ndonjë rekord në not. Berisha shpesh ka shpërndarë fotografi të tij në plazhin e Gjirit të Lalzit, duke bërë vrap apo notuar. Por kjo ka ndodhur vitet e kaluar. Këtë sezon pushimi nuk dihet ku është saktë ish-kryeministri. Ai nuk është parë as në media apo në takimet e tij me gazetarët, që i bën sa herë ka për të thënë ndonjë gjë të rëndësishme.

Berisha ndërkohë është mjaftë aktiv në rrjetet sociale, duke postuar kryesisht pamje me parcela kanabisi. Ndoshta ish-kryeministri nuk ka shënuar rekordin dhe pret për një moment të dytë të na i zbulojë pushimet e tij, që gjithmonë i kalon me familjen pranë.

politikanet (3)politikanet (1)Rama dhe Meta

Pushimet e kryeministrit Edi Rama nuk janë enigmë. Kjo edhe për afërsinë ku ai ka ve

Rama dhe Meta

Pushimet e kryeministrit Edi Rama nuk janë enigmë. Kjo edhe për afërsinë ku ai ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi. Ai gjatë dy javëve të fundit ka qenë prezent të rrjetet sociale, duke treguar për ndjekësit edhe momente të veçanta të pushimeve me familjen e tij. Kryeministri po kalon pushimet në plazhin e Dhërmiut. Ai ka publikuar fotografi kryesisht me djalin e tij 2-vjeçar. Një herë është parë duke luajtur me djalin e vogël, Zahon tek dallgët, në vijën e bregut.

Kreu i LSI, Ilir Meta është më afër Tiranës dhe në një plazh që nuk para frekuentohet nga politikanë. Dy ditë më parë në mediat qarkulluan disa fotografi, ku shihej Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe nga deputeti Gjovalin Kadeli. Meta shihej mes shumë qytetarëve që pushojnë në plazhin e Shëngjinit.

Ministrat

Ashtu si kryeministri, edhe ministrat kanë vendosur të pushojnë në bregdetin e Jugut, kryesisht në Dhërmi. Veç ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli që po pushon në plazhin e Jalës, gjithë të tjerët janë vendosur në Dhërmi. Ky plazh duket se më shumë se qytetarë ka ministra, deputetë, drejtorë dhe zyrtarë të tjerë.

Kështu, ministri Klosi, Manjani, Gjiknuri, Ahmetaj, Kumbaro, Harito etj janë parë dhe janë fotografuar në plazhin e Dhërmiut, shpesh edhe në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndërkohë, nuk ka të dhënë për ministren Klajda Gjosha dhe aq më pak për ministrin e rendit, Saimir Tahiri.

Prej dy javësh nuk ka asnjë reagim nga Tahiri. Kjo shton dyshimet që Tahiri të pushojë jashtë vendit. Opozita dy javët e fundit e ka pasur Tahirin në qendër të sulmeve për drogën dhe ai as edhe një herë nuk reagoi, as përmes rrjetet social Facebook, ku shpesh lë shënime. Nuk ka të dhëna as për ministrin e Shëndetësinë, Ilir Beqaj. Ndoshta Beqaj ka vendosur të largohet nga kolegët e tij në Dhërmi.

politikanet (2)politikanet (1)

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Deputetët

Deputetët, ndryshe nga ministrat janë më të shpërndarë. Nga një vazhdim në faqet e tyre në Facebook, shumica e ligjvënësve kanë zgjedhur të pushojnë në Jug të Shqipëri, por ka edhe nga ata që janë larguar nga vendi. Kryesisht deputetët janë zgjedhur plazhin por ka edhe nga ata që janë parë në qytete jo bregdetare, siç është rasti i Namik Dokles, që ndodhet në Korçë apo deputetja Vasilika Hysi në Berat. Deputeti Fatmir Toçi, të paktën nga ajo që shpërndarë në rrjetin social, duket se ka vendosur të shijojë deri në fund sezonin veror. Së fundmi ai ka postuar disa fotografi ku shihet në ishullin e San Pietro në Sardenjë (Itali). Toçi duket në aktivitetet të ndryshme dhe i shoqëruar nga njerëz të ndryshëm. Një tjetër deputete që është larguar nga vendi, është Irma Koliku, deputet demokrate e zgjedhur në Shkodër. Po ashtu, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka vendosur të lërë Shqipërinë. Së fundmi ajo ka postuar një fotografi nga Milano e Italisë, që më shumë se pushim është dukur punë. Ajo është parë mes një grupi profesorësh të huaj. Jashtë vendit rezulton të jetë edhe deputetja e PDIU, Mesila Doda. Më shumë se plazhin edhe ajo ka vendosur të bëjë aktivitete të ndryshme, së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Një pjesë e mirë e ligjvënësve ndërkohë kanë vendosur mos të ekspozojnë pamje nga pushimet e tyre, që mund të jenë jashtë Shqipërisë./Sot

 

Etiketa: deputetëMinistrapolitikanepushime


Ju sugjerojmë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
Politikë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

4 Nëntor, 2025 2:28 pm
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
Kronikë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

4 Nëntor, 2025 1:01 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun
Bota

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

4 Nëntor, 2025 12:19 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori
Kronikë

Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori

4 Nëntor, 2025 11:31 am
Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit
Sport

Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit

4 Nëntor, 2025 11:05 am
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon

4 Nëntor, 2025 10:19 am
Para
Motrat Bregu kudo bashkë…

Motrat Bregu kudo bashkë...

Video/ Aurela Hoxha rikthim te dashuria…

Video/ Aurela Hoxha rikthim te dashuria...

Foto/ Rudina Magjistari çon Mian për herë të parë në plazh

Foto/ Rudina Magjistari çon Mian për herë të parë në plazh

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
4 Nëntor, 2025

Në Komisionin për Politikë të Jashtme, kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të...

Lexo më shumë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
4 Nëntor, 2025

Policia ka arrestuar një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës. Blutë lokalizuan dhe kapën...

Lexo më shumë

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
4 Nëntor, 2025

Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimit të një...

Lexo më shumë

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
4 Nëntor, 2025

Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke vlerësuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com