Policia ka identifikuar shtetasin që ka gjetur vdekjen nga rënia e lartësisë në Bovillë. Ai quhet Denis Hala, vjeç 32, banues në rrugën “Dhimitër Kamarda”.
I riu që u rrëzua nga një shkëmb në Liqenin e Bovillës ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Ai është nxjerrë me litar me ndihmën e të gjithë të pranishmëve dhe më pas u është transportuar me helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë për në Spitalin e Traumës.