Moderatorja e njohur e ekraneve tona dhe autore e disa programeve shumë të suksesshme, Rudina Magjistari, është fotografuar pak ditë më parë nga paparaci ynë në plazhet e Jugut. Rudina ishte në momentet kur po bëhej gati të kthehej në Tiranë së bashku me bashkëshortin e saj, Xhavitin, një ish-kampion në kick-box, si dhe vajzën Mian, e cila tashmë është rreth 10 muajshe.
Sipas informacioneve Rudina, krahas pushimeve, ka qenë e angazhuar edhe me biznesin e saj në bregdetin e Jugut, një SPA që u siguronte pushuesve momente relaksuese. Gjithashtu, edhe bashkëshorti i saj është pronar i një palestre shumë të njohur në Tiranë. Rudina ka rreth një vit që mungon në ekran.