Një grua në qytetin e Fierit është vetëgroposur në një gropë të madhe të hapur nga Bashkia. Arsyeja e këtij veprimi siç mësohet edhe nga pamjet filmike është shembja që Bashkia i ka bërë lokalit të saj, ndërkohë që gruaja thotë se kishte marrë kredi për ta blerë dhe tani është zhytur në borxhe të mëdha. Ajo i drejtohet për ndihmë Zotit dhe gjatë gjithë kohës mallkon Bashkinë për këtë që i bëri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Fier.