Kolorado Rapids u përballë në transfertë me Los Anxhelos Galaksi, ekip ku luajnë lojarë si Xherard, Dos Santos e De Jong, dhe rezultati në fund ishte i barabartë 11.Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i pozicionuar sërish si fantazist për skuadrën e tij që u shpëtua shpesh nga portieri Hauard i cili u shpall edhe njeriu i ndeshjes në fund të saj.Gashi në sfidën e djeshme shënoi një super goll në minutën e 51të, ndërkohë që la fushën e blertë në minutën e 73të të takimit kur rezultati ishte barazuar në 11.Los Anxhelos dominoi takimin deri në fund, por fatmirësisht Kolorado nuk pëson më dhe merr një pikë me vlera në transfertë.