Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmitë kontradiktore/ Kufoma në Landfilin e Sharrës, roja: Më thanë lereni që të hyjë

2016/08/14 at 8:37 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmitë kontradiktore/ Kufoma në Landfilin e Sharrës, roja: Më thanë lereni që të hyjë

E gjithë administrata e kompanisë private, që përpunon plehrat në landfillin e Sharrës, duket se është vënë në lëvizje për të mohuar faktin se Ardit Gjoklaj, i vrarë më 7 gusht, ishte i punësuar aty


Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë thanë që në kontaktin e parë me hetuesit se nuk e njihnin viktimën që u gjet i vdekur në pirgun e plehrave, duke aluduar se kufoma mund të jetë hedhur aty nga kamionët e ardhur nga Tirana. Edhe shtetasi Bujar Daja, ekonomist i firmës “3R”, me administrator shtetasin Edurim Teqja, aktualisht në kërkim, dhe punëtorët e shoqërisë kanë thënë se nuk e dinë që Ardit Gjoklaj është punonjës i firmës “3R” sh.p.k.

Dëshmitë kontradiktore të punonjësve të firmës, përveçse një vajzë që ka punuar natën e krimit me Arditin 17­-vjeçar, kundërshtohen edhe nga roja që ka bërë shërbim natën e krimit te porta hyrëse për në landfill.

Ai është pyetur nga Prokuroria dhe ka thënë se Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, ka hyrë rregullisht në landfill, pasi është lejuar të kalojë te porta, duke qenë se kishte një muaj që ishte punësuar aty, ndonëse pa dokumente. Roja ka shtuar se përfaqësues të kompanisë “3R” i kishin kërkuar që të mos pengonte hyrje-­daljet e 17-­vjeçarit, pasi ai ishte punësuar aty.

Përveç rrethimit, landfilli ka roje në portën hyrëse me shërbim 24 orë, ndërsa dëshmitari i Prokurorisë është punonjësi që ka qenë në shërbim natën mes 6­-7 gushtit, kur ndodhi vrasja e të riut.

Sipas Prokurorisë, punonjësit kanë qenë të padeklaruar e të pasiguruar, pasi edhe përgjegjësi i firmës, i caktuar nga pronari në kërkim, nuk ishte i regjistruar, ashtu sikurse viktima.

PËRGJEGJËSI “INFORMAL”

Besnik Braha, sipas Prokurorisë, ka qenë përgjegjës i caktuar nga pronari i firmës “3R” sh.p.k, Edurim Teqja, për mbarëvajtjen e punëve në landfill. Ai nuk ka qenë i regjistruar. “Besnik Braha deklaroi se kishte shkuar te landfilli rreth orës 10:00, ku ka dërguar naftë për të furnizuar mjetet (fadromë, traktor pirun dhe dy kamionë). Më pas është larguar dhe rreth orës 12:30 ka marrë në telefon Eltjon Metën, që ishte përgjegjës për turnin e parë, i cili i ka thënë se te plehrat dukej një kufomë, ndërsa Besniku i ka thënë që të njoftonte Policinë.

Kur ka ardhur vetë, rreth orës 15:00, ka gjetur në vendngjarje Policinë”, bën me dije Prokuroria. Sipas saj, nga ana tjetër, ky shtetas është drejtues teknik te policia private “Ilira Gjeo Teknologji”, me pronar shtetasin Myftar Kasa, i cili është kunati i shtetasit Edurim Teqja.

Siç deklaron shtetasi Astrit Shehu, përgjegjës i turnit të dytë në landfill, ai njeh si drejtues shtetasin Besnik Braha në landfillin e Sharrës, ndërsa nuk kishte dijeni që shtetasi Ardit Gjoklaj ishte punonjës i landfillit. “Edhe ky shtetas ka deklaruar se nuk kishte dijeni se cila ishte viktima dhe se mund të kishte ardhur nga ndonjë makinë e plehrave e turnit të natës”, thekson Prokuroria./ Panorama.al

Etiketa: Ardit GjoklajdeshmiaLandfili i SharresRoja


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
Moti sot dhe nesër, ja si do të jenë temperaturat në bregdet dhe zonat malore

Moti sot dhe nesër, ja si do të jenë temperaturat në bregdet dhe zonat malore

Skandalet e Rios/ Uji jeshil dhe me erë, pezullohen hedhjet nga trampolina

Skandalet e Rios/ Uji jeshil dhe me erë, pezullohen hedhjet nga trampolina

Vjedhja e bankës në bllok, grabitësit hapën dy vrima në mur, ja arsyeja e këtij veprimi

Vjedhja e bankës në bllok, grabitësit hapën dy vrima në mur, ja arsyeja e këtij veprimi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com