Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zavaliana

2016/08/12 at 9:37 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Armik

Nga Edison YPI

Zavaliana ndodhet në mes të kurrkundit. Zavlianën nuk e kap guglli që është një vegël e bërë për sendet, gurët, drurët. Zavailinën e kapin,e arrijnë, e adhurojnë, udhëtarët, pra njerëzit që janë bërë për njerëzit.

Në Zavalianë që është fshati më i bukur i botës, mund të shkosh në dy mënyra; nga Elbasani duke zbritur, ose nga Gramshi duke u ngjitur.

Duke u ngjitur a duke u zbritur, çdo herë që do arrish në Zavalianë, në shesh të fshatit dhe në nja tre a katër kafene aty rrotull, do habitesh, do shtangesh, nuk do tu besosh syve, do admirosh një spektakël që nuk mund ta shohësh në asnjë vend tjetër, në asnjë libër, në asnjë film apo teatër të botës; zavalianët do t’i gjesh të gjithë të dehur.

Bujkun dhe blegtorin i ka zënë zënë një hall. Çmimi i shitjes së produkteve në Elbasan është pak më i lartë, pra pak më i mirë, por rruga është e përpjetë. Në Gramsh rruga është e tatëpjetë por çmimi është pak më i ulët. Duke mos ditur nga t’ja mbajnë për ta zgjidhur këtë hall, bujku dhe blegtori kanë zgjedhur harrimin, po zhdëpen me raki mu në mes të Zavalianës.

Prerësi i pyllit pa leje, edhe ai ja ka fut me raki për ta paksuar gërryerjen e ndërgjegjes që për interesin e vet po vret Natyrën e të gjithëve.

Ja një hallemadhe zonjë e moshur. Për të mos i ikur fiqiri nga ushtria e bijve, bijave, nipërve, mbesave, gestapot e vjehrrave,policitë e dhëndurrëve, mban me vete një faqore që e kthen heraherës.

Një i ri është i brengosur se në një vend kaq të bukur mami dhe babi nuk e bënë bilbil gjyzar të fluturonte duke kënduar nëpër qiej, por njeri që mezi zvarritet nëpër moçale. Kjo brengosje e helmët e ka hedhur në krahët e rakisë së dashur.

Një mesoburrë thotë se lexon libra Historisë. Nga librat ka mësuar se në Zavalainë, procesi i islamizimit që para disa shekujsh bashkë me pushtimin nuk duhej as të kishte filluar, këtu ende sot nuk ka mbaruar. Kjo është arësyeja që, gjithmonë sipas zavalianit, deri para pak kohësh veza e kuqe për pashkë në shtëpi të muslimanit, bakllavaja për Bajam në shtëpi të kristianit, i gjithë fshati në kishë, i gjithë fshati në xhami, ishin fakte më se të zakonshme. Tollovi e papërballueshme. I vjen hakut vetëm shishja.

Një besimtar kristian i ka hyrë rakisë prejkur Kisha e re i duket e vogël.

Një miku i tij besimtar musliman prejkur u bind se mungesa e Xhamisë në Zavaliana është padrejtësia më e madhe në botë, është një vuajtje që s’përballohet dot.

Simpatizanti i Doktorit në Zavalianë është gjithë kohën tapë. E ka nga padurimi derisa Doktori të vijë përsëri dhe të asfaltojë rrugën nga Zavaliana në Gjanar dhe te Gryka e Haltës, por sidomos nga inati pse Doktori nuk i mori masat që klyshat e kurvit të mos e rrëmbenin pushtetin në ’97-ën në mënyrë revolucionare me anë të rrebelimit komunist.

Simpatizanti i Partisë Socialiste, edhe ai tapë, sepse pas rrëzimit të kurvizmit klyshat e kurvit nuk e penguan ardhjen në pushtet të pinjojve të ballistave, monarkistave, kolaboracionistave.

Nja shtatë a tetë zavalianas të tjerë janë të rrumbullosur për tjetër arësye. Kanë idera biznesi, për ferma, baxho, dhe të tjera, por nuk i realizojnë dot sepse u mungojnë paret. Në pritje që paret të bien nga qielli ose t’i sjelli era nga Sulova, zavalianasit në fjalë kanë vendosur ta kalojnë kohën me të pime.

Rritësi i bletëve i ka bletët dhe kosheret. Ka dhe kavanozat për ta futur mjaltin, si dhe kapakët meralikë përkatës, por halli se i mungon ajo paisja mbyllëse që shtrëngon kapakët, atë s’po e gjen dot. Për këtë shkak po e shuan fatkeqësinë duke u bërë tapë me raki si gjithë të tjerët.

Një zavalianas dhe disa miqtë e tij, në prehërin e qelqes së bekuar i ka hedhur një hall tjetër. Shohin të magjepsur ndërtimin e dy hidrocentraleve gjigandë në Banjë dhe Moglicë. Benzat, Mitsubishat, Tojotat, fjetoret e puntorëve me ajër të kondicionuar u heqin trurin. Mahniten aq tepër duke bërë krahasimin mes këty gjigandëve kapitalistikë për të cilët nuk bëhet asnjë reklamë asnjë zhurmë propagandistike, dhe e krahasojnë me tmerret e pafundme të hidrocentraleve të kurvit ndërtimi i të cilëve bëhej nga morracakë që flinin nëpër kapanone me minj sa një lepur ku të çante konopi sa një grusht. S’dijnë si të vijnë në vete nga kjo qasje marramendëse veçse duke ngritur vazhdimisht paguret.

Nja shtatë a tetë zavalianas të tjerë me diapazon intelektual dhe humane më të gjërë janë bërë rakixhinj për shkaqe madhore ndërkombëtare si keqardhja për viktimat e luftrave në Lindjen e Mesme, dyndjet migratore nga vendet e varfëra drejt vendeve të pasura, terrorizmi që kërcënon qytetërimin.

Një numur edhe më të madh zavalianasish, në krahët e lehtë të avujve të rakisë i ka hedhur meraku për Reformën në Drejtësi, merak që e shprehin me pyetje në intervalet kohore mes gllënkave; Kush do shkojë në hapsanë ? Kujt do ja fusin hellin tejpërtej ? Cilit do ja pjekin mishin në prush ?

Etiketa: Edison YpikomentZavaliana

Ju sugjerojmë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Para
Çfarë ndodh me tenderat? Bizneset lum ankesash te Komisoneri i Prokurimeve

Çfarë ndodh me tenderat? Bizneset lum ankesash te Komisoneri i Prokurimeve

Video/ I jep karton të kuq, ja si e masakron me grushte futbollisti arbitrin e ndeshjes

Video/ I jep karton të kuq, ja si e masakron me grushte futbollisti arbitrin e ndeshjes

Olimpiada e Rios/ Alarmon Luiza Gega, sërish probleme me këmbën

Olimpiada e Rios/ Alarmon Luiza Gega, sërish probleme me këmbën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com