Pas publikimit të fotove të stadiumit të rikonstruktuar të Shkodrës nga ana e Kryeministrit Rama, komentuesit kanë patur kritika për ngjyrat e përdorura tek ulëset dhe tribuna. Por përmes një tjetër postimi në Facebook, Rama u ka dhënë përgjigje, atyre që sipas tij e kanë harruar si ka qenë stadiumi përpara restaurimit.
Statusi i plotë i Ramës
Për të freskuar kujtesën e disave që e kanë harruar?(ose bëjnë sikur e kanë harruar✌️) si ishte stadiumi i Shkodrës vetëm 20 muaj më parë, ja pamja e mëparshme e tribunës qendrore? dhe disa pamje të tjera që flasin vetë, për ku ishte katandisur e si ka rilindur “Loro Boriçi”⚽️??Dhe sa për ngjyrat e sediljeve që na paskan shqetësuar disa atdhetarë se u duken si ngjyrat e flamujve të huaj, u bëjmë me dije se janë ngjyrat e Vllaznisë së Shkodrës?Natyrisht#QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara #Rilindje#ShqipëriaeGjeneratësTjetër