Prej disa ditësh nga foltorja e Partisë Demokratike, kryetari i grupit, Edi Paloka ka denoncuar parcelat ku mblillet droga në gjithë vendin si dhe emrat e disa drejtuesve të policisë, sipas PD të përfshirë në trafik. Në gjithë këtë histori të bën përshtypje fakti se nuk ka asnjë reagim nga prokuroria. A nuk duhet që organi i akuzës të nisë hetime kryesisht pas gjithë këtyre deklaratave të lëshuara nga PD. A nuk duhet të ketë verifikimeve nëse qendrojnë apo jo deklaratat e Palokës?!
PD denoncon emrat: Ja shefat e policisë që kontrollojnë kanabisin në vend
“Emrat/ Ja drejtuesit e lartë të policisë që drejtojnë trafikun e drogës”