Një tjetër grabitje ka ndodhur në zonën e Lezhës. Sipas informacioneve nga policia lokale, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një çift të moshuarish në fshatin Rrilë.
Pasi janë përleshur me të zotin e shtëpisë, grabitësit nuk kanë nguruar të qëllojnë mbi të duke e plagosur në të dyja këmbët. Vasil Sela është nisur në drejtim të Tiranës për mjekim të specializuar.
Ndërkohë ende nuk dihet se sa është shuma e lekëve të marra në shtëpinë e tij. Policia ka nisur hetimet, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë për autorët e kësaj grabitjeje. Dy ditë më parë pre e grabitëse ka rënë edhe këngëtari i muzikës folklorike Zef Beka.
Këtij të fundit i kanë marrë 15 milionë lekë si dhe automjetin. Por pas një ndjekje nga policia grabitësit kanë lënë makinën në një kanal dhe janë larguar në këmbë.