Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot ka hyrë në fuqi Kushtetuta e re

2016/08/11 at 9:20 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive

Ndryshimet kushtetuese të miratuara unanimisht nga parlamenti në mesnatën mes 21­22 korrikut hyjnë në fuqi sot. Dokumenti me nr.138 i datës 27 korrik 2016 në Fletoren Zyrtare është tejet i rëndësishëm, pasi aty janë publikuar edhe ndryshimet e Kushtetutës. Botimi i ndryshimeve kushtetuese në Fletoren Zyrtare erdhi një ditë pas presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi ligjin që i hap rrugë reformës në drejtësi, proces që zgjati për muaj me radhë dhe nuk kaloi pa përplasur palët politike, por nuk u kursyen edhe ndërkombëtarët.

Por edhe pas gjithë kesaj, reforma është ende e paplotësuar, për sa kohë 7 ligjet organike që e shoqërojnë atë dhe e bëjnë funksionale, ende nuk janë miratuar. Debati në komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi ka mbetur të drafti i ripunuar i Euralius për Vettingun. Duke i shtuar këtu edhe periudhën e nxehtë të pushimeve verore të këtij gushti, gjasat për ta përfundur reformën brenda këtij sesioni janë në pikëpyetje. Kushtetuta e re detyron presidentin që brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve, pra 11 gushti, të nisë procedurën për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por aktualisht, mungon ligji për kriteret e KED.

Edhe nëse sot, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, të mblidhet parlamenti për ta miratuar këtë ligj, afati i përcaktuar në kushtetutë, pra 16 gushti, nuk ka shance të kapet, për sa kohë ligjit i duhen edhe 15 ditë të tjera për të hyrë në fuqi. Pra, sipas presidentit Nishani, kushtetuta e re sapo ka nxjerrë ngërçet e para. Afat ka edhe për nisjen e procedurave për ngritjen e strukturave që do të bëjnë Vetingun.

Brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, që do të thotë deri në fund të shtatorit, presidenti duhet të ketë përfunduar organizimin e procesit të aplikimit dhe hartimin e listës me kandidatët që plotësojnë kriteret. Një tjetër institucion që do të ngrihet me ndryshimet e reja në Kushtetutë është Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Inspektori emërohet brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dy institucione të tjera që parashikohet të ngrihen në sistemin e reformuar të drejtësisë shqiptare janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Të dy këto institucione duhet të ngrihen brenda 8 muajve nga hyrja
në fuqi e këtyre ndryshimeve. E ndërsa për këto të fundit ka ende kohë, Vettingu dhe KED janë më prioritaret për politikën këtë gusht. Seanca për miratimin e Vettingut duhet të jetë brenda gushtit, për t’i hapur rrugë ngritjes së institucionit të ri.

Por gjasat tregojnë se deri më 20 gusht, mund të mos kemi aspak jetë parlamentare, pasi burimet pranë qeverisë pohojnë se kryeministri Rama i ka dhënë deputeteve kohë për pushime, por pa përjashtuar edhe situatën e gadishmërisë për t’iu kthyer seancës plenare të jashtëzakonshme. /BW

Etiketa: kushtetuesendryshime

Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para

A i ngjan Dua Lipa nënës? Shihni fotot

Fier, kapen grabitësit e kambistit

Tjetër grabitje në Lezhë, grabitësit plagosin çiftin e të moshuarve

Parandalohet sulmi terrorist në Kanada

Parandalohet sulmi terrorist në Kanada

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com