Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkato me shifra marramendëse/ 400 milion euro, Mou dhe Pep “thyejnë” bankën e Manchester

2016/08/10 at 3:07 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Merkato me shifra marramendëse/ 400 milion euro, Mou dhe Pep “thyejnë” bankën e Manchester

Guardiola dhe Mourinho “thyejnë bankën”. Manchester City dhe Manchester United kanë bërë ndërhyrje të madhe në tregun e transferimeve, këtë verë. Megaprojekti i udhëhequr nga Jose Mourinho në “Old Trafford” dhe nga Pep Guardiola te “qytetarët” ka tërhequr lojtarë të spikatur të ligës angleze dhe ka qarkulluar pothuajse 400 milionë euro.


man1

“Premier League” vazhdon vit pas viti të regjistrojë shifra, që tejkalojnë investimet e klubeve të saj. Marrëveshja e re televizive dhe inflacioni në rritje në botën e futbollit e kanë bërë këtë verë më tepër të nxehtë, në transferime. Në kuadër të këtyre shifrave, që përfshijnë dy fqinjët e Manchesterit, të cilat kanë kaluar 40% të shumës totale të “Premier League”, situata është krijuar në këtë mënyrë:

man2

Manchester United ka kërkuar rezultate të menjëhershme. Sepse ka besuar tek aftësitë e Jose Mourinhos. Portugezi ka firmosur me katër lojtarë, për një kosto totale prej 200 milionë eurosh. Midis tyre janë dy fitues të lindur: Ibrahimovic ka arritur me kosto zero, pasi ka akumuluar 11 liga (titujt) pas tij, si dhe Paul Pogba, në vlerën e 120 milionë eurove, i cili ka fituar katër tituj radhazi në Seria A.

200 milion euro Mancester United
Paul Pogba (120 milionë euro) “Telenovela” e verës përfundoi kur Manchester United vendosi “të thyejë bankën” dhe t’i mundë të gjitha të interesuarit për talention francez, duke paguar 120 milionë për shërbimet e tij. Paul Pogba e lejon trajnerin Mourinho të pretendojë maksimalen, sepse ka në dispozicion një lojtar të aftë, për të luajtur në të dyja zonat, mesfushë dhe sulm, në sajë të cilësive fizike, që qëndrojnë mbi pjesën tjetër të skuadrës. Në Seria A tashmë e dinë se çfarë është në gjendje të bëjë futbollisti i talentuar francez. Liga italiane ka dëshmuar “fluturimin” e këtij lojtari, i cili iu është përgjigjur plotësisht pritshmërive, teksa ka shënuar një total prej 34 golash dhe ka dhënë 43 asiste me ekipin e Torinos. Pogba nuk është në limitet e tij, sepse ka vetëm 23 vite mbi supe. Pra, ai do vijojë të rritet sezon pas sezoni.

pogbaaa

Henrikh Mkhitaryan (42 milionë euro) Lojtar luksi për nga talenti, shumë efikas në metra e fundit të fushës së lojës. Futbollisti armen, 27 vjeç, i ka kushtuar 42 milionë euro Mourinhos dhe vjen me dallimin e të qenurit asistuesi më i mirë i sezonit të kaluar në të gjithë Europën, me 32 asiste në 52 ndeshje.

mikjaa

Eric Bailly (38 milionë euro) Jose Mourinho do të duhet të kthejë ish-futbollistin e Espanyol dhe Villarrealit në një mbrojtës të nivelit të parë. Në “Old Trafford” ende nuk e kanë parë “sozinë” e Rio Ferdinand, ndaj, në mungesë të shpërthimit të Vidic, presin që Bailly të bëhet përfundimisht një “bravë”, për të cilën kanë nevojë mbrapa. Në moshën 22-vjeçare dhe me cilësi, të cilat parashikojnë një mbrojtës të madh, lojtari nga Bregu i Fildishtë është basti për të ardhmen.

bailyaa

Zlatan Ibrahimovic (kosto zero) Gjigandi suedez arrin në “Premier League” për të vazhduar fitimin e kampionateve kombëtare, teksa i ka arkivuar 11 të tillë deri tani, në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë. Manchester United e ka marrë me kosto zero këtë sulmues, i cili “firmosi” sezonin e kaluar 50 gola dhe 19 asiste me PSG-në. Ai e ka filluar tashmë karrierën si “djall i kuq” në mënyrë të madhe, duke shënuar një gol, që vlen një titull, i cili i dha triumfin Mourinhos në “Community Shield”.

zlatanna

Manchester City,  190,1 milonë euro

Politika e Manchester City është e parashikuar më tej, edhe për të ardhmen, krahasuar me atë të qinjëve të tyre. Filozofia e Pep Guardiolës është shoqëruar me shtatë blerje, që kanë një mesatare moshore prej 21.8 vjeç. Në merkaton eë kësaj vere, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich ka shpenzuar një total prej 190.1 milionë eurosh.

pepp
John Stones (55,6 milonë euro) Mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Presioni do të jetë mbi John Stones, pas mbërritjes te Manchester City. Me 22 vite mbi supe, ai kishte zgjuar interesimin e më të mëdhenjve të “Premier League”. Ky “ish” i Evertonit do të vëzhgohet nga afër. I përpuanuar nga duart e Guardiolës, Stones mund të jetë qendra e ardhshme e ekipit të Anglisë në dekadën e ardhshme.

stoness

Leroy Sane (50 milionë euro) Ai ishte 18 vjeç, kur u shfaq në Bundesligë. Dy vjet më vonë u bë kryefutbollisti i Schalke 04 dhe gjysma e Europës pa tek ai, lojtarin që mund të bëjë ndryshimin. Arrin në “Premier League” në moshën 20-vjeçare, pasi ka nënshkruar sezonin e kaluar 9 gola dhe 7 asiste në Bundesliga. Përshtatja në Angli dhe sigurimi i një vendi në formacionin e Guardiolës, në një ekip të mbushur me talente, mbetet diçka e panjohur ende.

leroyy

Gabriel Jesus (32 milionë euro) Ai do të jetë nën urdhërat e Pe Guardiolës deri në janar 2017, por Manchester City tashmë ka qenë i shpejtë për të vënë në tavolinë 32 milionë euro dhe të përfundojë nënshkrimin e tij. Ronaldo Nazario, ai që e kupton sulmin, ka thënë së fundmi në një konferencë për shtyp se “pa veten te Gabriel Jesus”, te ky i ri, që është vetëm 19 vjeç. Dhe nëse “Fenomeni” nuk e ka gabim, Manchester City ka nënshkruar me një sulmues të aftë.

gabirielaa

Ilkay Gundogan (27 milionë euro) Stilit të lojës së Pep Guardiolës i nevojitet një “motor” për mesfushën. Pesha për kryerjen e kësaj detyre do të jetë mbi Ilkay Gundogan, një lojtar i spikatur te Borussia Dortmund. Aty është bërë 25 vjeç, por mund të konsiderohet një veteran i futbollit europian.

ilkaaa

Nolito (18 milionë euro) Pasi shpërtheu të Celta, Nolito përballet me sfidën më të madhe të jetës së tij, që vjen nga kalimi te një nga gjigantët e futbollit kontinental. Ky nuk është lojtar “mediash”, por ka besimin e Pep Guardiolës, i cili ia rrëmbeu nga duart Barcelonës.

noilitooo
Marlos Moreno dhe Zinchenko (7.5 milionë euro) Manchester City ka bërë edhe dy blerje, që janë “baste” me kosto të ulët. Marlos Moreno, 19-vjeçar, arriti te “qytetarët” për 5.5 milionë euro, pas fitimit të “Copa Libertadores” me Atletico Nacional, por ka eksperiencën europiane të Deportivo la Coruna, klub në të cilin luftoi në formë huazimi. Përforcimi tjetër është Oleksandr Zinchenko. Manchester City ka paguar 2 milionë euro për këtë mesfushor rus, vetëm 19 vjeç, edhe pse ende nuk dihet nëse do të mbetet nën komandën e Guardiolës këtë sezon, apo do të huazohet.

marolos

 

Etiketa: ManchestermerkatoMourinjoPep


Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Enca nuk ndalet, publikon të tjera foto topless

Pas Encës kjo është këngëtarja e dytë më e ndjekur shqiptare në Instagram

Bankat shtrëngojnë kredinë/ BSH: Kushtet e kredive për biznesin u rënduan

Banka e Shqipërisë: Çmimet e ushqimeve dhe naftës po rrisin inflacionin

Fotoja me qenin, fansat e Ronaldos “masakrojnë” Messin

Fotoja me qenin, fansat e Ronaldos "masakrojnë" Messin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com