Granit Xhaka bëhet protagonist te Arsenali edhe jashtë fushës së lojës.
Një video e publikuar në rrjetet sociale e tregon atë duke fjetur në autobusin e skuadrës, ndërsa shokët e tij kanë menduar të bëjnë edhe humor duke i vendosur një send para hundës.
Mike Sanz shkruan në “Twitter” se ‘i gjori Xhaka abuzohet në autobusin e Arsenalit’, ndërsa tabloidi anglez “The Sun” i ka kushtuar edhe një shkrim mesfushorit me origjinë shqiptare.
Tentativa e një lojtari të paidentifikuar dështoi për ta zgjuar Xhakën, shkruan “The Sun”, ndërsa shton se paçka kësaj loje që i bënë shokët e tij, mesfushori ka një arsye më shumë për t’u gazuar pas kalimit me sukses nga Borusia Mynshengladbah, te klubi i Londrës.
Xhaka u transferua pak muaj më parë për një prej 30 milionë paund.
[fbvideo link=”
Poor Xhaka getting abused on the Arsenal team bus ? pic.twitter.com/xQQNQW9ZQq
— Mike Sanz (@mikesanz19) August 8, 2016
” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]