Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhaxhi i 17 vjeçarit që u masakrua në Sharrë: Eskavatoristi nga ka borxh

2016/08/09 at 4:00 PM
në Aktualitet, Kronikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Xhaxhi i 17 vjeçarit që u masakrua në Sharrë: Eskavatoristi nga ka borxh

Familja e Ardit Gjoklaj akuzon eskavatoristin Edmond Kollari se, pasi e ka goditur 17 – vjeçarin, e ka fshehur kufomën mes plehrave në Sharrë për më shumë se 10 orë.


“U masakrua atje nga eskavatoristi, atë e kanë lënë 10 orë pa treguar hiç, kanë dashur ta zhdukin fare sipas atyre. Kemi njoftuar policinë. Të shtunën në darkë ka ikur turn i tretë, të dielën në mëngjes s’ka dalë hiç dhe nuk ka ardhur në shtëpi. Kemi dalë dhe kemi kërkuar gjithë ditën deri në orën 12:00, kemi njoftuar policinë. Pas orës 3 e kanë gjetur në mbeturina të fshehur.” Kështu u shpreh xhaxhai i tij Lush Gjoklaj, në emër të familjes. Ai kërkon që policia dhe prokuroria të zbardhin të vërtetës dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët e krimit.

“Shtetit ja lëmë në dorë shtetit se eskavatoristi që e ka mbytur dhe ka dashur ta fshehë, na ka borxh si rregull gjithë jetën”, tha më tej ai mes dhimbjes.

Ardit Gjoklaj, djali i një oficeri policie, kishte një javë që kishte filluar punë në landfillin e Sharrës për të siguruar para për vitin e ri shkollor.

Ndërkohë, Edurim Teqja, 48 – vjeç, administratori i firmës 3R, përgjegjëse për seleksionimin e plehrave është shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa katër punonjës, mes tyre dhe eskavatoristi, janë arrestuar pas ngjarjes.

Ditën e sotme, familjarët i dhanë lamtumirën djalit të mitur i cili vdiq i masakruar nga eskavatori, teksa kishte shkuar të punonte gjatë muajve të verës. Arditi priste të niste këtë shtator klasën e 9-të dhe vështirësite ekonomike e kishin detyruar të punonte.

Intervista e plotë me xhaxhain e Arditit, Lush Gjoklaj.

Sot, keni varrimin?

Sot kemi varrimin.

Sa vjeç ishte?

17 vjeç. U masakrua atje nga eskavatoristi, atë e kanë lënë 10 orë pa treguar hiç, kanë dashur ta zhdukin fare sipas atyre. Kemi njoftuar policinë. Të shtunën në darkë ka ikur turn i tretë, të dielën në mëngjes s’ka dalë hiç dhe nuk ka ardhur në shtëpi. Kemi dalë dhe kemi kërkuar gjithë ditën deri në orën 12:00, kemi njoftuar policinë. Pas orës 3 e kanë gjetur në mbeturina të fshehur.

E kishin fshehur?

Fshehur. Ata e kanë ditur se kanë qenë 40 shokë aty eskavatorisë, e kanë mbyllur dhe fshehur aty pas zetorit, me 90 % që të mos e gjejmë më.

Po pastaj, dyshuat ju si familje?

Ne dyshuam sepse aty e kishim çuar, pyetëm shokët ku ka qëndruar ku ka ikur dhe pas orës 2:30 , 3 e ka gjetur policia. Nuk na ka njoftuar askush se është gjetur, vetëm te Spitali Ushtarak kur e kanë dërguar kufomën atje, ishte i shpërfytyruar , pa kokë pa krahë, i hapur plotësisht. Ka qëndruar 10 orë në mbeturina në mes të vapës.

Çfarë dyshoni ju se ka ndodhur?

Ne dyshojmë se është mbyur aty prej eskavatoristit, ata kanë dashur që t’i humbin gjurmët dhe të mos bien fare në sy.

Kur ka qëndruar 10 orë aty, normal që kanë dashur ta fshehin. I kemi pyetur 20 herë shokët dhe thonin nuk e kemi parë, nuk ka dalë nga puna fare, nuk e kemi takuar.

Prej sa kohësh Artiti punonte aty ?

Punë jave sepse ka punuar për pushime verore, hajt se po merr ndonjë lek për vete dhe për familjen. Afër shtëpisë e ka pasur.

Ka lënë vëllezër, motra?

Ai ka lënë një vëlla më të madh se veten dhe një motër më të vogël. I ati është polic, ka punuar 20 vite polic, vëllai i tij ka qenë gjithashtu polic dhe është dëshmor i atdheut.

As policia s’na ka respektuar as nuk ka ardhur njeri, Saimir Tahiri si bën gjithë këtë punë me humb një kufomë e mos me e gjet. Për respekt të shokëve të vet që i kam pas dëshmor atdheu dhe tjetrin polic 20 vjet.

Çfarë kërkoni nga shteti pas kësaj ngjarje?

Shteti duhet të jetë më i vendosur vetë dhe më i drejtë vetë. Për një kufomë 17 vjeç që është lënë 10 orë aty, është dashur që të na njoftojë për gjetjen e kufomës dhe për vijimësinë e veprimeve të tyre lidhur me këtë çështje.

A e dinit që nuk e kishin siguruar djalin?

Ne nuk e dimë këtë.

Më përfaqësuesit e firmës që janë arrestuar keni kontaktuar?

Ne s’ka kanë lënë të takojmë asnjeri, as na ka thënë njeri gjë.

Sa paguhej Artiti?

Për rrogën nuk kam dijeni se sa paguhej.

Ju ja lini shtetit në dorë ngjarjen?

Shtetit ja lëmë në dorë shtetit se eskavatoristi që e ka mbytur dhe ka dashur ta fshehë, na ka borxh si rregull gjithë jetën.

A ka patur konflikte me njeri?

Djali nuk ka patur konflikte me njeri se ishte vetëm 16 vjeç, tepër i ri dhe shumë punëtor, hidhej në klasën e 9-të.

Nuk ka ardhur asnjeri për t’iu takuar?

Të paktën të vinte dikush për ngushëllime, nuk ka ardhur asnjeri.

Po nga bashkia?

As bashkia, askush.

Mendoni se mund të tentohet të mbyllet kjo çështje?

Ne ja lëmë në dorë shtetit këtë çështje dhe të bëjë çfarë të dojë edhe pse besim nuk kemi në të, pasi u bënë 4 ditë që s’kemi asnjë të dhënë prej shtetit. U kapën katër veta por s’kemi asnjë të dhënë, dhe më kryesorja është se pse është lënë 10 orë aty se shteti e ka të lehtë shumë. Është rrahur natën.

Ju e keni bërë denoncimin në mëngjes?

Ne e kemi bërë denoncimin në polici në 8 të mëngjesit se na ka humbur sepse nuk e kemi gjetur askund. Ata punonjësit e Landfillit thanë se nuk ka dalë nga puna.

Pasi u gjet çfarë sqarimi i’u dhanë ata?

Pasi u gjet kufoma nuk ka kanë lënë të hyjmë atje për ta parë, vetëm te spitali. Te spitali s’kemi takuar asnjë as policë, as nuk ka ka s’qaruar njeri, kanë bërë letrat dhe kaq.

As ekspertizën mjeko-ligjore , asgjë s’na kanë sqaruar. Ne nuk kemi gjetur asnjeri përveç kufomës dhe infermieret.

Kemi katër ditë pa marrë asnjë informacion, por njeriu jonë ka ikur është masakruar, 10 orë ka qëndruar në mbeturina për të mos e parë njeri.

Ju dyshoni se ka patur tentativë nga eskavatoristi për ta fshehur kufomën?

Ne dyshojmë se ka pasur tentativë nga eskavatoristi për ta zhdukur. Eskavatoristi ka thënë se e kanë sjellë nga jashtë ka ardhur me mbeturinat dhe se nuk është mbytur këtu, djali ka qëndruar 10 orë aty I mbuluar në mbeturina, s’ka treguar njeri.

/Tv Klan

Etiketa: akuzaArdit Gjoklajlandfillsharreviktimexhaxhai


Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
Aktualitet

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

20 Shtator, 2025 2:36 pm
Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
Aktualitet

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

20 Shtator, 2025 2:26 pm
Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit
Kronikë

Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit

20 Shtator, 2025 1:52 pm
Para
VIDEO/ Brazilianet konkurojnë për të pasmet më të mira

VIDEO/ Brazilianet konkurojnë për të pasmet më të mira

Studentët votuan për rektorët/ Ata vizatuan një penis në fletë

Universitetet, ja degët për maturantët me mesatare nën 6

Grabitja e bankës në Bllok, dalin pamjet e tunelit. Ja si arritën tek kasaforta

Grabitja e bankës në Bllok, dalin pamjet e tunelit. Ja si arritën tek kasaforta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com