Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi, vrite turkun brenda teje

2016/08/09 at 2:04 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Të fshehtat e 42 trëndafilave blu që iu dhuruan Bashës

Nga Desada METAJ-

Edi Ramës me ç’duket qartë, i ka humbur çdo instikt prej njeriut, dikur  të afërt me median dhe njerëzit mediatikë. Dhe kjo duket kaq qartë që kur reagimi i tij i parë për çdo lajm që nuk i pëlqen, është të përgojojë gazetarët dhe mediat ku ata punojnë. Kështu ka ndodhur dhe me lajmin e publikuar në fillim nga Opinion.al për ambulancat që njëra pas tjetrës shkuan në vilën qeveritare  ku ai po pushon së bashku me familjen.

Së pari, Edi Rama si europianist i vjetër e di mirë se në çdo vend të qytetëruar kur shihet lëvizje mjekësh në vendin ku rrinë krerët e shteteve, edhe media lëviz me mekanizmat e saj. Këtë treguan fotot e publikuara ku dukej qartë ambulanca pranë banesës së tij. Informacionet për hyrje dhe dalje të mjekëve janë gjthashtu prezente për shkakun e thjeshtë se vila ku ai po pushon ndodhet shumë pranë zonës ku ka pushues. Në mënyrë njerëzore disa media që nuk kontrollohen nga qeveria publikuan këtë lajm, duke referuar në të njëjtën kohë dhe burimeve pranë kryeministrit që përgënjeshtronin për ndonjë të sëmurë. Edhe pse brenda etikës në fakt, askush nuk lajmëroi për persona të sëmurë apo që kishin marë ndihmën mjekësore.

Së dyti, informacionet e stafit të tij të afërt se gjendja shëndetësore  e kryeministrit është krejt normale u botuan pa vonesë nga media, sikundër dhe reagimi i Ministrisë së Shëndetsisë se lëvizja e ambulancave ka qenë pjesë e ritualit për personalitetet e larta shtetërore. Dhe deri këtu çdo gjë duket krejt korrekte. Por jo, duhet të kalonin disa orë që kryeministri të rehabilitohej shpirtërisht nga tronditja dhe të komunikonte me gjuhën e cinizmit me qytetarët, shumë prej të cilëve mund të ishin realisht të shqetësuar për këtë lajm.

Edi Rama nuk zgjodhi të heshtte apo të tregonte fare qartë apo me nje foto të ngjashme si ajo me Toni Bler që nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Marrdhëniet e cunguara të Edi Ramës me të vërtetën ngritën krye dhe zgjodhën të godasin median edhe pse më e qartë do të kish qenë të shkruante thjesht “jam mirë”. Edi Rama nuk e vrau mendjen për asgjë tjetër vetëm se të sqaronte popullin se ka një media që nuk di të informojë, nuk di të bëjë lajme. Edi Rama e humbi qetësinë e pushimeve dhe zgjodhi të godasë ata që nuk i urdhëron dot nga telefoni (sepse ministrat e tij i ka rrotull në plazhet e jugut). Sepse ky është shqetësimi i tij më i madh, të mos ketë kontroll mbi ato që shkruhen.

Edhe pse ndoshta këto janë të vetmet momente kur ai harron që është kryeministër, e jeta e tij private nuk është më kaq private dhe që publiku ndoshta duhet të mësojë ca të vërteta ndryshe nga ato që servir Edi Rama dhe enturazhi i tij në TV apo rrjete sociale. Ndaj dhe këshilltarët e tij nxituan të fshijnë çdo koment negativ në statusin e kryeministrit ku fjala “meazellah” dukej se ishte shkëputur nga fjalori i “vëllait” Erdogan, për t’u sjellë si një Erdogan i vogël me veshje perëndimore.

Cinizmi i panevojshëm i Edi Ramës me median, që nxjerr krye shumë shpesh, më shumë se gazetarët nervozon kreun e qeverisë. Sepse “këneta moçalore” sikundër ai e përshkruan  median, është pa dyshim edhe vepër e tij. Sikundër cinizmat e panevojshme në marrdhëniet me shtypin tregojnë haptas nervozizmin e një kryeministri që i ndodhur përballë problemeve (jo shëndetsore), zgjedh të jetë batutaxhiu i radhës ne spektaklin e keqmenaxhmit jo vetëm të qeverisë, por dhe të marrdhënieve me publikun.

Pavarësisht fyerjeve dhe mallkimeve alla turka të Edi Ramës, media online, me gjithë problemet e veta, do të vazhdojë të ekzistojë si makthi më i madh i Edi Ramës. Dhe ky është rasti, kur batutat e lodhura të një 52 vjecari nervoz, shërbejnë vetëm për të kuptuar zvjerdhjen e një kryeministri me ngjyra.

*Desada METAJ- Kryeredaktore e “Opinion”

Raportimet e Opinion.al :

Fotolajm/Për kë është ambulanca në vilën qeveritare në Dhërmi?

Fotolajm/ Ambulanca para vilës së Ramës, cfarë ka ndodhur me Kryeministrin?

Ambulanca në Dhërmi, nuk ka lidhje me Kryeministrin

Reagimi i Kryeministrit

rama

Etiketa: ambulancedhermiedi ramamedia onlineVila qeveritare

Ju sugjerojmë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Kërcënohen me vdekje tre deputetë shqiptarë të Malit të Zi

Grabitet banesa, i marrin para dhe makinën në oborr

VIDEO/ Rekord i ri botëror, 1,000 robotë vallëzojnë të sinkronizuar

VIDEO/ Rekord i ri botëror, 1,000 robotë vallëzojnë të sinkronizuar

Vjen Apple Watch 2 – me GPS dhe procesor më të mirë

Vjen Apple Watch 2 - me GPS dhe procesor më të mirë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
6 Qershor, 2025

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit...

Lexo më shumë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com