Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E njohu në burg, menaxherja e hotelit punësoi si prostitutë shoqen e qelisë

2016/08/08 at 3:42 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gëzuar festat. 1 mijë të burgosur lejnë qelitë

Denoncimi i një qytetari për vjedhjen e 3500 eurove gjatë qëndrimit të tij në një hotel në Tiranë ka zbuluar se ky ambient ishte një “bazë” e shfrytëzimit të prostitucionit.

Ka qenë denoncuesi E.L. ai që në gusht 2015, rrëfeu para oficerëve të Komisariatit nr.3 se menaxherja e hotelit ku i kishin vjedhur paratë dhe dokumentet i kishte ofruar disa vajza për seks në këmbim të pagesës.

Hetimi i mëtejshëm ngarkoi me përgjegjësi penale Mimoza Daltin, e cila u dërgua si e pandehur për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”.

Sipas Prokurorisë, Dalti kishte shfrytëzuar si prostitutë një vajzë të re, të cilën e kishte njohur brenda ambienteve të Burgut 313. Referuar hetimit, në këtë vend Dalti i ka “ofruar” të resë “punësim” si prostitutë, pasi të dilte nga burgu.

Në një vendim të shpallur pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës shpalli fajtore të pandehurën Dalti për këtë akuzë dhe e dënoi me 4 vjet e 8 muaj burg.

KALLËZIMI

Kallëzimi për vjedhjen e ndodhur në hotelin që ndodhet në zonën pranë Burgut 313 në Tiranë, u regjistrua më 10 gusht 2015.

Shtetasi E.L. ka pohuar se ishte regjistruar në hotel “P…” mëngjesin e kësaj dite, bashkë me tre shokë të tij.

Pasi kanë hyrë në hotel, kanë takuar rojën dhe kanë bërë pagesën për fjetje.

E.L., së bashku me një prej shokëve të tij kanë fjetur në një dhomë, ndërsa dy të tjerët në dhomën tjetër.

Sipas kallëzimit, E.L. ka lënë një çantë, ku kishte 3500 euro dhe disa dokumente të tjera poshtë krevatit, në dysheme.

“Në mëngjes i ka shkuar te dhoma shtetasja Mimoza Dalti, e cila i ka ofruar nëse donte të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë me vajzat që ishin aty në hotel. E.L. nuk ka pranuar. Pas kësaj, Mimoza është paraqitur te dera së bashku me dy vajza të tjera, duke i ofruar atij që të shkonte me to, duke ndërmjetësuar dy herë për prostitucion”, citohej kallëzimi në vendimin e Gjykatës.

Në këtë kohë, ai ka pohuar se ka konstatuar mungesën e çantës dhe u ka kërkuar llogari punonjësve të hotelit, por të gjithë kanë mbajtur qëndrim mohues për vjedhjen.

NJOHJA NË BURG

Një nga provat e Prokurorisë në dosjen kundër 48­ vjeçares ka qenë rrëfimi i një prej vajzave, që dyshohet se punonte si prostitutë.

Gjatë hetimit të çështjes, Ina D. ka shpjeguar se me të pandehurën Mimoza Dalti është njohur që para një viti, kur kanë qenë të dyja në Burgun 313. Mimoza në atë kohë i ka ofruar Inës që kur të dilte nga burgu të vinte në hotel “P…” dhe të kryente prostitucion.

Pesë ditë para denoncimit të E.L., Ina D. është nisur nga qyteti ku banonte drejt Tiranës, për nevoja ekonomike. Ajo ka shpjeguar se kur ka shkuar te hotel “P…” ka takuar Mimozën, e cila i ka ofruar të kryejë prostitucion, duke i gjetur klientë.

Po atë ditë Ina ka kryer prostitucion me një djalë të ri, kundrejt shumës 2000 lekë. Paratë që ka marrë nga ky klient Mimoza, 1000 lekë i ka mbajtur vetë dhe i ka dhënë 1000 lekë Inës.

Ina gjithashtu ka shpjeguar se Mimoza Dalti organizonte të gjithë aktivitetin në hotel dhe njihej si pronare.

Në këtë hotel kishte vajza të tjera që kryenin prostitucion si M…, B… dhe të tjera. Sipas saj, Mimoza i bënte pazaret me klientët e prostitucionit.

Burimi: Panorama

Etiketa: burgdenoncimihetimprostituteqelishoqe

Ju sugjerojmë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
Politikë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:40 pm
Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
Politikë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

24 Shtator, 2025 6:35 pm
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
Kryesore

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

24 Shtator, 2025 6:27 pm
Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
Kryesore

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:22 pm
SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio
Rajoni

SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio

24 Shtator, 2025 6:21 pm
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja

24 Shtator, 2025 6:19 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, nesër mblidhet Qeveria për të marrë vendim

24 Shtator, 2025 5:59 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: Kam ndalur 7 luftëra/ La Republicca: Konflikti Kosovë-Serbi i ngrirë…

24 Shtator, 2025 4:51 pm
Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
Rajoni

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

24 Shtator, 2025 3:56 pm
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
Kryesore

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

24 Shtator, 2025 3:39 pm
Para
Gjykata e Tiranës lë në burg trafikantin e 1 ton kokaine: Erdha në Shqipëri për biznes

Gjykata e Tiranës lë në burg trafikantin e 1 ton kokaine: Erdha në Shqipëri për biznes

Risia/ Dronët do të mbjellin miliarda pemë në Tokë

Risia/ Dronët do të mbjellin miliarda pemë në Tokë

Grabitja e bankës në ish-Bllok, tre persona të dyshuar si autorë

Grabitja e bankës në ish-Bllok, tre persona të dyshuar si autorë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij përpara ministrave...

Lexo më shumë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
24 Shtator, 2025

Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës. Rama...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka gjetur mbështetjen e...

Lexo më shumë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur nga selia rozë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com