Një tjetër grabitje është shënuar ditën e sotme në Fushë-Krujë. Kësaj radhe pre e grabitësve ka rënë një pikë këmbimi valutor. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën e vjetër Tiranë – Fushë-Krujë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se persona të paidentifikuar të cilët lëviznin me një mjet tip Benz pa targa, kanë vjedhur një sasi parash në një pikë këmbimi valutor.
Kasaforta e kësaj pike nuk është prekur.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët kanë vijuar hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al