Presidenti Bujar Nishani ka nisur raundin e konsultimeve me konstitucionalistët, ekspertë ligjorë dhe akademikë për ngërçin e Reformës në Drejtësi.
Takimi që po mbahet në Presidencë, ka nisur rreth orës 11:00 dhe janë thirrur mbi 10 konstitucionalistë dhe ekspertë ligjorë.
Në fokus të konsultave është neni 149, pika d e Kushtetutës për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku pritet të gjendet një zgjidhje pas ngërçit të krijuar për hedhjen e shortit për KED.
Ky takim ishte paralajmëruar edhe më parë nga Nishani./tvklan.al