Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punësoi burrin pensionist si financier, nis hetimi për ish-ministren ambasadoren Kodra

2016/08/08 at 8:54 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Punësoi burrin pensionist si financier, nis hetimi për ish-ministren ambasadoren Kodra

Në Misionin tonë diplomatik në Gjenevë pritet të nisë një audit për mënyrën se si janë përdorur financat. Diplomatët e këtij misioni kanë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme një material me shkeljet financiare të ambasadores Filloreta Kodra.


Një nga shkeljet e ambasadores Kodra është punësimi i bashkëshortit të saj, Astrit Kodra, pensionist, si financier pranë Misionit të Republikës së Shqipërisë në Gjenevë, në shkelje të plotë të ligjit dhe në konflikt të hapur interesi.

Blerina Zoto, këshilltarja jonë në Misionin diplomatik pranë OKB­-së në Gjenevë, tashmë e shkarkuar nga ministri Klosi, e ka denoncuar publikisht në gazetën “Panorama” mënyrën se si dy bashkëshortët kanë drejtuar financat e Misionit tonë në Gjenevë. “Bashkëshortët Kodra menaxhonin financat e Misionit, duke bashkëfirmosur bordero, fatura, mandate dhe gjithçka tjetër lypnin procedurat financiare. Dhe deri para 8 muajsh, Financieri bashkëshort dhe Shefja e Misionit të gjitha pagesat i kryenin me lekë (franga) në dorë dhe asnjë veprim nuk kryhej nëpërmjet bankës.

Financieri bashkëshort la detyrën, pasi një audit i MPJ evidentoi si shkelje prezencën e tij si financier, si dhe kryerjen e pagesave jo nëpërmjet bankës, por me lekë (franga) në dorë”, thuhet në denoncimin që diplomatet kanë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme. Në vijim të këtij denoncimi, rezulton se parregullsi në shkelje të ligjit janë bërë edhe për blerjen e pajisjeve të zyrës për Zoton me çmime disa herë më të shtrenjta.

“Shkeljet konsistojnë në ndjekjen e procedurës për blerjen e kësaj mobilieje, procedurë për të cilën Misioni duhej të kishte miratimin e MMSR, duke e klasifikuar te fondi i investimeve, nga totali i fondit që MMSR kishte akorduar për Diplomaten Zoto. Kjo blerje është një shkelje e procedurave financiare, ku Misioni eviton dhe nuk pyet Ministrinë, për një fond që buronte prej saj dhe që përdorimi i tij duhej dhe mund të bëhej vetëm me miratimin e MMSR / Drejtorisë përkatëse”, vijon denoncimi i diplomatëve të shërbimit tonë në Gjenevë.

Sipas tyre, shkelje të procedurave konstatohen që në procedurën e mbledhjes së ofertave dhe deri në blerjen e mobilies. “Teksa u interesuam dhe morëm disa oferta online nga biznese në Gjenevë, na rezulton se një mobilie e tillë në tregun zviceran varion nga 530 CHF deri 750 CHF. Kurse Misioni i Shqipërisë në Gjenevë, megjithëse kreu, sipas tij, procedurën e mbledhjes së ofertave, në kërkim të një oferte të mirë, oferta më e mirë i rezultoi kjo, me vlerë 5266 CHF”, thuhet në material, ku evidentohet edhe një parregullsi e pazakontë. “Në kuadër të së njëjtës blerje nga ana e Misionit, investigimi na çon para një dokumenti absurd, ku vula e shtetit shqiptar, e Misionit të Shqipërisë në Gjenevë dhe nënshkrimi i ambasadores Kodra vendosen mbi një ofertë biznesi privat në Gjenevë, arsyet dhe logjikën e këtij ‘certifikimi’, duke vulosur këtë dokument me vulën e shtetit shqiptar, mund të na i shpjegojë vetëm titullarja e Misionit,”, denoncojnë diplomatët. Panorama.al/ Aristir Lumnezi

Etiketa: burriFilloreta KodraGjeneveskandali


Ju sugjerojmë

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin
Bota

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin

30 Shtator, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 shtator 2025

30 Shtator, 2025 8:00 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Shtator, 2025 7:58 am
Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
Bota

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

29 Shtator, 2025 10:31 pm
Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
Bota

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

29 Shtator, 2025 10:22 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

29 Shtator, 2025 9:29 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

29 Shtator, 2025 8:12 pm
Para
Përmbytjet në Maqedoni/ Rrëfime dhe pamje tronditëse, shumica e viktimave janë shqiptarë

Përmbytjet në Maqedoni/ Rrëfime dhe pamje tronditëse, shumica e viktimave janë shqiptarë

E fundit/ Grabitësit çanë murin e bankës, ja si tentuan të futen te dhoma e kasafortës

E fundit/ Grabitësit çanë murin e bankës, ja si tentuan të futen te dhoma e kasafortës

Fotogaleri/Si duket Shkupi pas përmbytjeve, sot shpallet ditë zie 

Fotogaleri/Si duket Shkupi pas përmbytjeve, sot shpallet ditë zie 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin
30 Shtator, 2025

Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur planin e ri të paqes të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 30 shtator 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
30 Shtator, 2025

Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
30 Shtator, 2025

Dashi Edhe pse nuk do keni aspak debate dhe mosmarrëveshje ne çift gjate kësaj dite, serish nuk do ndiheni aq...

Lexo më shumë

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com