Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët ndjehen të mashtruar nga rritja e taksës për blerjet online

2016/08/07 at 2:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët ndjehen të mashtruar nga rritja e taksës për blerjet online

Elona Zaçe është e nxehur me vendimin e qeverisë shqiptare për blerjet online. 26­vjeçarja është një nga qindramijëra shqiptarët që kanë zbuluar kënaqësinë e blerjes online, duke e përdorur në mënyrë të rregullt për të blerë rroba dhe aksesorë.


Por pasi qeveria i vuri një taksë prej 22.4 % blerjeve online mbi një vlerë prej 22 euro, ajo nuk është e sigurtë nëse do të blejë më online.

“Është shumë e padrejtë. Unë kam gjetur pazare të mira online në një kohë kur çmimet në dyqanet shqiptare dhe në qendrat tregtare janë të larta dhe gati kurrë nuk ka ulje,” tha ajo.

Zaçe i tha BIRN pagesa prej 24 % ose më shumë për çdo blerje ishte shumë për të.

Ashtu si Zaçe shumë shqiptarë janë të nxehur dhe po e shprehin pakënaqësinë e tyre me vendimin në rrjetet sociale, duke e konsideruar si një goditje jo vetëm të mundësisë për të blerë rroba, por edhe të librave apo mjeteve për rritje profesionale.

Qeveria e mori vendimin për të ulur limitin e pataksueshëm me një faktor shtatë për blerjet online të mërkurën e kaluar.

Ndërkohë që njerëzit më parë kishin mundësi të blenin mallra me vlerë deri në 150 euro online pa asnjë taksë shtesë, tani do të duhe të paguajnë 20 % TVSH dhe plus 2.4 % taksë doganore në qoftëse vlera e mallit është më e lartë se 22 euro.

Qeveria gjithashtu ka ulur limitin e vlerës së mallrave që qytetarët shqiptarë mund të marrin si dhuratë nga miqtë e tyre që jetojnë jashtë vendit. Ato do të duhet të paguajnë taksa në çdo dhuratë që ka një vlerë më shumë se 45 euro, një limit që më parë ishte 145 euro.

Ky vendim prek të gjithë, por në mënyrë të veçantë të rinjtë, të cilët e përdorin internetin për të blerë rroba, aksesorë dhe produkte nën vlerën 150 euro. Statistikat e shoqatës shqiptare të bankave tregojnë se tregtia onlinë rritur me ritime të shpejta në vitet e fundit.

Mbi 120,000 transaksione online u bënë në muaj në Shqipëri gjatë katër muajve të fundit.

Në prill ky numër arrit 130,000 transaksione. Të dhënat tregojnë rritjen e blerjeve online sepse volumi i dërgesave me postë të shpejtë u rrit me 130 %.

Artan Gjergji, një ekspert financiar, i tha BIRN se vendimi i qeverisë dukej i nxituar dhe i marrë pa vlerësuar efektet negative.

Ai tha se qeveria po vriste biznesin online në shqipëri, në një kohë kur kjo formë biznesi po lulëzon në të gjithë botën.

“Kjo inicativë do t’i shkurajojë konsumatorët dhe është në kundërshtim me politikat e Bankës së Shqipërisë, të cilat kërkojnë t’i stimulojnë transaksionet online,” tha ai.

Gjergji beson që motivi i vërtet ka të bëjë me dëshirën për të mbledhur më shumë taksa afatshkurtër, nga një sektor që po regjistron rritje.

“Nuk pres që iniciativa e qeverisë të jetë e suksesshme sepse bizneset do ta ulin nivelin e e­commerce, do të inkurajojë dhe evazionin sepse njerëzit do të përdorin cash në vend të transaksioneve bankare online,” parashikoi ai.

Në fakt qeveria ka ndjekur politika kontradiktore në lidhje me limitin e pataksueshëm për blerjet online.

Në maj 2014 ministria e Financave propozoi rritjen e limitit të pataksueshëm për blerjet online nga 75 në 150 euro për të stimulaur e­commerce.

Tani ministria ka ndryshuar mendje.

Fatjona Mejdini-BIRN

Etiketa: qeveriashqiptarettaksimi online


Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Fotot në brendësi/ Ja pse Kejsi Tola nuk poston foto nga plazhi

Fotot në brendësi/ Ja pse Kejsi Tola nuk poston foto nga plazhi

FOTO/ Ish-agjenti i CIA-s, Eduard Snouden është vrarë

FOTO/ Ish-agjenti i CIA-s, Eduard Snouden është vrarë

Video/ Fillon nxjerrja e viktimave nga përmbytjet në Shkup, numri arrin në 15

Zyrtare/ 20 të vdekur nga përmbytjet në Maqedoni, ende shumë të zhdukur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com