Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet 43 vjeçari, minorenia: Më dhunon seksualisht!

2016/08/06 at 8:50 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet 43 vjeçari, minorenia: Më dhunon seksualisht!

Një burrë 43 vjeçar u la dje në masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 20-ditor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “vepra të turpshme”.

Sipas Prokurorisë, Artan Rrapushi dyshohet se ka konsumuar këtë vepër në dëm të një 13-vjeçareje, e cila është vajza e bashkëjetueses së tij.

Akuza u mohua me forcë nga vetë i arrestuari, i cili tha se faktet e pretenduara në kallëzimin ndaj tij ishin të gjitha të rreme.

Gjykata e la të dyshuarin në një masë sigurimi shtrënguese me afat, kohë gjatë së cilës Prokuroria duhet të paraqesë disa akt-ekspertime mjekoligjore që do t’u nënshtrohet kallëzuesja e mitur.

Përfaqësuesja e Prokurorisë në sallën e gjyqit tha para gjykatës se 43-vjeçari ishte kallëzuar nga e mitura në Komisariatin e Policisë nr.3, në Tiranë. Në praninë e një psikologeje, e mitura ka pohuar se njerku i saj i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.

Minorenia ka rrëfyer një episod ku, sipas saj, 43-vjeçari e ka tërhequr zvarrë në rrugë, i ka kërkuar marrëdhënie, si edhe e ka prekur në vende intime. Në kallëzimin e depozituar prej saj, minorenia ka pretenduar se veprime të tilla nga i dyshuari janë konsumuar edhe në raste të tjera.

Pretendimet e Prokurorisë u kundërshtuan nga i dyshuari Rrapushi. Duke folur me ton të lartë dhe nerv nga kafazi i sallës së gjyqit, ai mohoi gjithçka dëgjoi në kërkesën e Prokurorisë.

“Kam plot 11 vjet që bashkëjetoj me gruan time. Kur kam nisur të bashkëjetoj me të, e ka pasur vajzën e vogël një apo dy vjeçe. Unë e kam rritur atë. Dëshmia që lexoi prokurorja është e gjitha e rreme. Vajza ka tre muaj që nuk jeton më në shtëpi. Ajo jeton me tezen e saj dhe tezja e ka çuar të bëjë këtë kallëzim. Tezja e saj e ka nxjerrë në rrugë dhe e ka vënë të kërkojë kanoçe nëpër koshat e plehrave. Për këtë unë kam debatuar me të, se nuk dua që goca të kërkojë kanoçe në kosha plehrash. Unë e pranoj që kam debatuar me të. Një ditë e kam parë në Laprakë vajzën te plehrat dhe kam thënë që mos ma nxirr. I kam bërtitur disa herë edhe më parë, por nuk kam bërë asnjë gjë nga ato që thotë prokurorja”, deklaroi për gjykatën 43-vjeçari.

I dyshuari për “vepra të turpshme” ndaj vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij, u arrestua në 2 gusht të këtij viti.

“Më datë 02.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Rrapushi, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases së mitur, 13 vjeçe, banuese në Tiranë”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në kallëzimin e saj, përveç pretendimeve për ngacmime, e mitura ka pohuar se edhe dhunohej fizikisht nga njerku./Panorama

Etiketa: arrestdhunimNjerku

Ju sugjerojmë

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
Sport

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

10 Tetor, 2025 7:41 pm
Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
Aktualitet

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor, 2025 6:59 pm
Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
Politikë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

10 Tetor, 2025 5:53 pm
Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
Bota

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

10 Tetor, 2025 5:36 pm
Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
Sport

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

10 Tetor, 2025 4:51 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

10 Tetor, 2025 4:47 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

10 Tetor, 2025 3:44 pm
Para
Të martuarit duhet ti lexojnë këto këshilla për një jetë më të mirë seksuale

Të martuarit duhet ti lexojnë këto këshilla për një jetë më të mirë seksuale

Bënte xhiro me “Ferrari” të vjedhur, arrestohet qytetari

Bënte xhiro me "Ferrari" të vjedhur, arrestohet qytetari

Sadiku shënon dy gola për Zyrihun dhe në fund feston

Sadiku shënon dy gola për Zyrihun dhe në fund feston

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
10 Tetor, 2025

Henrikh Mkhitaryan flet pa filtra. Mesfushori zikaltër foli hapur për veten në biografinë e tij, “Jeta ime gjithmonë në qendër”,...

Lexo më shumë

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
10 Tetor, 2025

Dhoma e Avokatisë ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Vlorës ditën e sotme, ku avokati Redi Llan dhunoi...

Lexo më shumë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
10 Tetor, 2025

Më 16 tetor është parashikuar të mbahet seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese. Opozita i është...

Lexo më shumë

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
10 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Komitetin e Çmimit Nobel pas vendimit të tij për të mos ia dhënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com