Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi/ Vidhnin me dhunë çiftet te Liqeni, ja historia e hajdutëve minorenë

2016/08/06 at 10:07 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi/ Vidhnin me dhunë çiftet te Liqeni, ja historia e hajdutëve minorenë

Një grup kriminal prej shtatë personash, që kryente vjedhje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, është goditur nga Policia e kryeqytetit.

Shtatë persona kanë rënë në pranga pas aksionit të Policisë, i cili ka nisur për shkak të denoncimeve të marra nga qytetarë të ndryshëm.

Ditën e sotme pritet që të dalin para gjykatës së kryeqytetit për caktimin e masës së sigurisë shtatë personat e arrestuar me akuzën e vjedhjeve në zonën e Liqenit Artificial.

Ata, sipas Prokurorisë, akuzohen për tri raste të vjedhjes me dhunë të qytetarëve, por janë duke u hetuar edhe për implikim të mundshëm në episode të tjera kriminale, pasi ka dyshime se aktiviteti i tyre vazhdon prej kohësh.

Për shkak të moshës së mitur, identiteti i shtatë të arrestuarve nuk është bërë me dije, por burimet nga hetimi kanë thënë se gjatë dy muajve të fundit ata kanë vjedhur me dhunë së paku në tri raste. Denoncimet janë bërë kryesisht nga çifte apo familjarë që frekuentojnë zonën e Liqenit Artificial gjatë pasditeve.

Sipas këtyre denoncimeve, grupi i të rinjve vepronte pas orës 19:00 deri në orët e vona të natës, duke shfrytëzuar errësirën.

Ata u afroheshin çifteve me pretekste të ndryshme për t’i pyetur për rrugën apo për të kërkuar një çakmak me qëllim ndezjen e cigares.

Më pas të rinjtë u vinin thikën në trup vajzave apo grave dhe kërcënonin partnerët e tyre duke u marrë paratë, celularët dhe sendet e tjera të vlefshme, si orët, varëset dhe çdo gjë tjetër që kishin me vete.

Sipas hetuesve, në tri rastet për të cilat akuzohen, të rinjtë kanë qenë të dhunshëm. Ata nuk vepronin të shtatë njëherësh, pasi ndaheshin tre e nga tre për secilin episod të grabitjeve. Grupi, sipas hetuesve, kishte edhe një “drejtues”.

Në vjedhjen e fundit që kanë kryer, fillimisht janë vënë në pranga tre personat që kanë marrë pjesë në krim dhe më pas nga të dhënat e marra prej të dyshuarve janë identifikuar edhe katër personat e tjerë që bënin pjesë në grupin e vjedhjeve./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Abbott: Duhet të ketë më shumë transparencë dhe mekanizma në zhvillimin e zgjedhjeve
Aktualitet

Abbott: Duhet të ketë më shumë transparencë dhe mekanizma në zhvillimin e zgjedhjeve

26 Qershor, 2025 9:53 am
Itali/ Pronari vret shqiptarin që hyri për të vjedhur dhe i fsheh trupin
Kronikë

Itali/ Pronari vret shqiptarin që hyri për të vjedhur dhe i fsheh trupin

26 Qershor, 2025 9:52 am
Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars
Aktualitet

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

26 Qershor, 2025 9:24 am
Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë
Aktualitet

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

26 Qershor, 2025 9:21 am
Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona
Aktualitet

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

26 Qershor, 2025 9:17 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

26 Qershor, 2025 8:55 am
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës

26 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 26 qershor 2025

26 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 26 qershor 2025

26 Qershor, 2025 8:16 am
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Para
Fotolajm/ Edhe Dorina tregon të pasmen…

Fotolajm/ Edhe Dorina tregon të pasmen...

E fundit/ Ish-Blloku pa drita prej dy ditësh, asnjë reagim nga OSSHE

E fundit/ Ish-Blloku pa drita prej dy ditësh, asnjë reagim nga OSSHE

Fotogaleri/ Ja 10 futbollistët dhe sozitë e tyre të famshëm

Fotogaleri/ Ja 10 futbollistët dhe sozitë e tyre të famshëm

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Abbott: Duhet të ketë më shumë transparencë dhe mekanizma në zhvillimin e zgjedhjeve

Abbott: Duhet të ketë më shumë transparencë dhe mekanizma në zhvillimin e zgjedhjeve
26 Qershor, 2025

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nick Abbott në tryezën “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në...

Lexo më shumë

Itali/ Pronari vret shqiptarin që hyri për të vjedhur dhe i fsheh trupin

Itali/ Pronari vret shqiptarin që hyri për të vjedhur dhe i fsheh trupin
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Salernos në Itali, ku një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me armë...

Lexo më shumë

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars
26 Qershor, 2025

Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti...

Lexo më shumë

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë
26 Qershor, 2025

Ekonomia e vendit është dukje ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla drejt qendrave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com