Një anëtare të familjes mbretërore të Arabisë Saudite i është grabitur një orë me vlerë 1 milion euro.
Sipas denoncimit të bërë në polici, gruaj e paidentifikuar ka dëshmuar se është grabitur me dhunë nga dy persona në Paris.
Grabitësit kanë arritur t’i marrin orën e dorës, e cila është e një marke shumë të famshme. Policia franceze ka nisur hetimet lidhur me këtë pretendim, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.