Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jorida Tabaku: Ky është buxheti i “arnuar” i qeverisë rilindase

2016/08/05 at 2:58 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jorida Tabaku: Ky është buxheti i “arnuar” i qeverisë rilindase

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me buxhetin. Ja deklarata e plotë e saj:


Qeveria ka disa muaj që propagandon se të ardhurat janë në nivele optimale e po tejkalojnë planin e vendosur nga qeveria. Praktikisht, duke pasur një vit të shkuar të mbushur me dështime dhe korrupsion të frikshëm, qeveria u mendua gjatë se si duhet të rregullonte fytyrën. Kësisoj, pezulloi rritjen e taksave të drejtë për drejta, prodhoi një parashikim të pranueshëm dhe në fund përfitoi nga mbledhja e të ardhurave një vit më parë.

Rezultati i gjithë kësaj formule propagandistike ishte një tjetër Akt Normativ (që është antikushtetues) që ka arnuar sërishmi buxhetin më të mirë rilindas. Arnimi i buxhetit ka ulur objektivin e mbledhjes së të ardhurave 4.4 mld lekë megjithëse qeveria pretendon se po tejkalon planin për mbledhjen e të ardhurave.

Sikur kjo të mos mjaftonte, arnimi tradicional i rilindjes, ka prodhuar edhe një ulje të shpenzimeve qeveritare me 3.1 mld lekë dhe kjo ulje vjen në momentin kur qeveria po shet si arritje një suficit të prodhuar në laboratorin e propagandës. Praktikisht përpara se të prodhohej arnimi i radhës, Ministria e Financave ka folur për një suficit buxhetor, që përkthehet në para që shteti i mban në xhep dhe nuk i shpenzon në shërbime apo investime në kompani.

Nga ana ekonomike suficiti buxhetor shpjegohet në tre forma a. Qeveria po mbledh më shumë të ardhura se sa po shpenzon b. Qeveria po kursen shpenzimet për një krizë të mëvonshme c. Qeveria po frenohet nga shpenzimet për të paguar borxhet d. Qeveria po frenohet nga shpenzimet për një investim që do kryejë nesër.

Qartësisht vendi jonë nuk është në pikën e parë, duke qenë se të ardhurat nuk mblidhen më shumë se shpenzimet. Për rrjedhojë mbeten dhe tre mundësi të tjera të cilat duket se nuk po përmbushen nga qeveria, atëherë cili mund të jetë shkaku? Personalisht mendoj që e gjithë kjo formulë nuk lidhet me ekonominë por me propagandën, qeverisë sot i intereson që në fund të vitit të prodhojë një buxhet me një suficit të tillë që t’ua shesë shqiptarëve si një arritje ekonomike të rilindjes.

Imagjinoni impaktin që do të kenë në media qeveritarët propagandues të cilët do të flasin për një arritje heroike të qeverisë rilindase. Kjo e fundit duke i shtrënguar rripin ekonomisë, do ta shesë sapunin për djathë përmes surplusit të sforcuar dhe artificial buxhetor. Praktikisht ky është qëllimi dhe jo vetëm kaq; shitja e këtij sapuni për djathë do të eklipsojë edhe rritjen e borxhit publik po kështu edhe uljen e pagave reale si dhe indeksimin me më pak se sa norma e inflacionit të pensioneve.

Sakaq, qeveria vazhdon të luajë fuqishëm edhe në zërin e koncesioneve për miqtë e tyre të sa e sa pasurive të shqiptarëve. Duke mos u mjaftuar me koncesionin abuziv të rrugës së Kombit që bazuar në disa kalkulime mund t’i japë 9 mln euro të ardhura koncesionarit, ka vendosur që të prodhojë nga hiçi për një kompani pa adresë një tjetër koncesion falas si ai i Karpenit. Angazhime këto që qartësisht nuk janë në shërbim të qytetarëve por interesave dhe xhepave të një qeverie që nuk ka rëndësi se si mbijeton por që vazhdon të jetë varrmihësja e ekonomisë sonë.

Vendimi i qeverisë për Aktin Normativ, i cili vjen në gushtin e pushimeve është sinjali për të na rikujtuar se qeveria tanimë e ka shndërruar këtë muaj të vitit në periudhën e Arnimit Normativ të Buxhetit të Shtetit. Ky i fundit, sipas KLSH-së, vazhdon të plaçkitet duke prodhuar deri më tani një dëm ekonomik në shifrat e 4 mld lekëve (pak më shumë se sa shuma e shkurtuar nga qeveria për shpenzimet në Aktin e fundit Normativ).

Kështu arnimi normativ i qeverisë do të vijë në ditët e para të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, që për fatin e keq është shndërruar në një noter duke anashkaluar plotësisht detyrimin kushtetues, ka gjasa të legjitimohet duke u kthyer në një shtrëngim edhe më të fortë mbi qafat e shqiptarëve që përditë po zhyten në një varfëri ekstreme.

Etiketa: buxhetjorida tabaku


Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Para
“The Telegraph”: Toni Bler morri dokumente qeveritare nga ambasada në Tiranë

Foto/ Shikoni sa ngjyrë kanë marrë Rama dhe Blair në plazh

Reperi do të kalojë një natë me Samantën, ja si i përgjigjet këngëtarja

Reperi do të kalojë një natë me Samantën, ja si i përgjigjet këngëtarja

PS në luftë me Nishanin, kërkon pavlefshmëri të dekretit për “Dibrën”

PS në luftë me Nishanin, kërkon pavlefshmëri të dekretit për “Dibrën”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
6 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com