Zbardhet dëshmia në polici e 44-vjeçarit, Fatmir Kuçi, i cili akuzohet se ka goditur për vdekje, me skaf, një turist rus në plazhin e Himarës.
Biznesmeni nga Elbasani ka thënë në polici se nuk e ka goditur ai Denis Kaiumov, por thjesht ka ndaluar për t’i dhënë ndihmë.
“Pashë një person që kërkonte ndihmë dhe shkova për ta ndihmuar. Ndodhej rreth 800 metra larg bregut”, ka thënë Kuçi.
Nga ana tjetër burime nga policia kanë thënë për Televizionin Klan, se biznesmeni, nuk ka pasur miratimin për të dalë në lundrim.
Sipas policisë Fatmir Kuçi nuk ka njoftuar policinë (të merrte leje) se do të dilte me për lundrim me “skafin-plastik”, me mbishkrimin “Black Arroë”.
Njoftimi është procedurë detyruese ndaj policisë. Përveç siguracionit, dokumentet e tjera për këtë mjet lundrues biznesmeni nga Elbasani i ka pasur në rregull./tvklan.al