Kryeministri Edi Rama është i kursyer me fotot që poston bashkë me të birin, por duket se këtë radhë ka vendosur të tregojë pak më shumë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
“Fotoja e ditës” e quan Rama fotografinë e tij ku shihet bashkë me Zahon, teksa luajnë mes dallgëve në këto ditë të nxehta vere. Nuk dimë plazhin ku Rama ka zgjedhur të pushojë, por duket se po i shijon këto ditë me familjen.