Dy grabitës janë arrestuar nga Policia e Cërrikut ditën e sotme. Ata janë Leonard Pepa, 25 vjeç dhe Roni Plaku, 31 vjeç, banues në Shalës dhe Pajovë të Peqinit.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin më datë 14. 07. 2016, në fshatin Shalës dyshohen të kenë vjedhur dyqanin e shtetasit B.P ku dyshohen të kenë marrë 600. 000 lekë dhe një sasi kartash rimbushëse.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 60. 000 lekë; 8 karta rimbushëse.