Një pushues ka humbur jetën në Himarë pasi është aksidentuar në ujë nga një mjet lundrues.
Pushuesi ka qenë duke notuar, teksa një motor uji ka kaluar me shpejtësi mbi trupin e tij duke i prerë gjymtyrët.
Burimet thonë se motori i ujit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Policia Kufitare konfirmon se trupi i demtuar eshte gjetur rreth “Gjysem Milje” larg bregut.
Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës ka rezultuar se ka marrë dëmtime në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve.
Gjeneralitetet e viktimës ende nuk janë bërë të ditura, por dyshohet se mund te jetë rreth 40-50 vjeç dhe se mund të jetë shtetas i huaj.