Forcat e policisë në Vlorë kanë arrestuar dy persona për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Lirim Hoxhaj 46 vjeç banues në fshatin Romës, Vlorë dhe XH. Z 17 vjeç.
Gjatë kontrollit që është bërë në banesën e shtetasit Lirim Hoxha, policia ka gjetur të fshehur në këtë banesë një sasi me lëndë narkotike prej 800 gramë të llojit kanabis sativa.
Të dy shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në këtë banesë pasi rezultojnë të implikuar në këtë veprimtari kriminale duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.