Gjykata i ka dhënë një tjetër “goditje” ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili të vënë në qendër të opinionit publik për shkak të videoskandalit seksual me një 20-vjeçare të cilës i kërkonte favore seksuale kundrejt një vendi pune.
Pasi Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për tu rikthyer në detyrë një ditë më parë, sot është Gjykata e Lartë e cila ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij, duke e lënë në “arrest me burg”.
Xhelili përmes avokatëve kishte kërkuar që deri në fund të hetimeve të qëndronte në masë detyrim paraqitje.
Pas video-skandalit që u përhap në media të filmuar me dijeninë e vajzës, Këshilli i Ministrave mori vendimin për ta shkarkuar Xhelilin.
Me vendimin e gjykatës Kushtetuese për të mos e ndryshuar këtë vendim, Dibra shkon në zgjedhje për kryebashkiakun e ri të saj.