Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Snajperi në burgun e Vaqarrit/Verifikim tabulatet e policit, bashkëpunoi me atentatorin

2016/08/02 at 11:28 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Snajperi në burgun e Vaqarrit/Verifikim tabulatet e policit, bashkëpunoi me atentatorin

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit më 30 korrik, dyshohet se është realizuar nga një rreth personash më i gjerë se dy të ndaluarit nga policia.

Një punonjës i burgut ku ndodhi ngjarja po verifikohet nga grupi i hetimit, nëse ka implikim në ngjarjen ku u plagos gabimisht Lili Dulaj, një i burgosur nga Kosova. Objektivi i atentatit të ndodhur në orën 16:30, më 30 korrik, sipas Policisë ka qenë shtetasi Gazmir Daci, i arrestuar për vrasje e plagosje, më 4 nëntor 2015.

Burimet nga hetimi kanë thënë ditën e djeshme se po hetojnë një efektiv të policisë së burgjeve, që ka qenë këto kohë me shërbim në Vaqarr. Hetuesit kanë dyshime se ky efektiv policie ka informuar autorët e dyshuar të atentatit me snajper, Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka, në lidhje me ambientin e ajrimit ku dilnin të paraburgosurit. Ka dyshime nga grupi i hetimit se polici i burgjeve mund t’u ketë dhënë autorëve të dyshuar të ngjarjes informacione edhe për orarin e daljes në ajrim të personave të burgosur, si dhe për kohën e qëndrimit të tyre jashtë qelive.

Burimet jozyrtare nga hetimi kanë thënë se janë duke u verifikuar tabulatet telefonike dhe kontaktet e efektivit të dyshuar, për të kuptuar nëse i ka informuar autorët apo jo. Grupi hetimor ka thënë se ka dyshime se polici i burgjeve i ka ndihmuar autorët për shkak të njohjeve shoqërore me njërin prej të ndaluarve, pasi deri tani nuk ka të dhëna për ndonjë motiv tjetër bashkëpunimi. Dy të ndaluarit Enea Ceka dhe Ergys Kolaveri mësohet se nuk kanë pranuar të flasin para hetuesve që shkuan t’i pyesin për ngjarjen pas arrestimit. Duket se ata kanë pasur informacion të saktë për kohën e ajrimit në Vaqarr, dhe për faktin se Elson Daci ndodhej në atë paraburgim.

GJAKMARRJA

Atentati i ndodhur tri ditë më parë në burgun e Vaqarrit është hetuar paraprakisht deri ditën e djeshme nga Prokuroria e Tiranës, pasi në momentet e para nuk dihej motivi i krimit. Por, pas ndalimit të dy personave, Enea Ceka dhe Ergys Kolaveri, policia tha se ky i fundit ka dashur të hakmerret, duke eliminuar Gazmir Dacin. Ky i burgosur po gjykohet në Gjykatën e Tiranës me akuzën se ka vrarë Valmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin. Pikërisht, vëllai i këtyre të dëmtuarve nga vrasja e ndodhur më 4 nëntor 2015, shtetasi Ergys Kolaveri është arrestuar tashmë për ngjarjen e ndodhur në burgun e Vaqarrit. Motivi i gjakmarrjes është edhe shkaku pse Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të shpallë moskompetencën e hetimit të rastit, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme. Burimet zyrtare nga hetimi kanë bërë me dije dje se dy të arrestuarit Enea Ceka, 24 vjeç, dhe Ergys Kolaveri, 25 vjeç, do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë ndaj tyre. Prokuroria njoftoi se ende nuk ka vendosur përfundimisht në lidhje me masën që do të kërkojë, pasi është në pritje të provave e informacioneve të tjera që janë në proces hetimi. Deri tani nuk është arritur të gjendet arma e përdorur për të qëlluar në drejtim të ambientit të ajrimit të burgut Vaqarr, ndërsa prokuroria./ Panorama

Etiketa: AtentatiburgGazmir Dacipolici

Ju sugjerojmë

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Para
VIDEO/ Policët e arrestuan se ishte e dehur, por shihni si ua kthen ajo

VIDEO/ Policët e arrestuan se ishte e dehur, por shihni si ua kthen ajo

Ligji i ri/ Studentët mund të shkojnë të armatosur në Universitet

Ligji i ri/ Studentët mund të shkojnë të armatosur në Universitet

Fotogaleri/ Dyshemetë me dizajne 3D që ju lënë pa fjalë

Fotogaleri/ Dyshemetë me dizajne 3D që ju lënë pa fjalë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com