Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti Bilja

2016/08/02 at 10:35 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zoti Bilja

Nga Edison Ypi


Një xhaxha’ partizan nuk i mjaftoi për tu bërë spiun.
Dëshira për të jetuar pak më mirë, nuk i shpërtheu kurrë.
Shoku Bilja në diktaturë bëri pra jetë; ku ishe asgjëkundi, çfarë bëre hiçasgjë.
Shoku Bilja u martua në diktaturë. Përveç një rasti kur në autobuz preku padashje me kurriz një gjoks femre, që në fakt kishin qënë dy bukë të buta, deri në dasëm Shoku Bilja s’kishte prekur femër. Megjithatë pak ditë para dasmës, Shoku Bilja deklaroi hapur dhe me nevozizëm; “Boll lule më lule, tani duhet të martohem”.

Me shembjen e diktaturës Shoku Bilja u shndrrua befas në Zoti Bilja, çka Bilja e priti me një lloj euforie jargavitëse të paprovuar më parë, një qef lezetlliku i të cilit nuk ishte aty dhe tani por më vonë dhe diku tjetër.
Për të mos mbetur pas në ndjekjen e modës, pra për ta dëshmuar të kaluarën rrebele me heroizmat e tij ekstreme pa të cilat demokracia dhe pluralizmi nuk do vinin kurrë, Zoti Bilja u tregoi miqve një episod trimëror të disa viteve më parë kur duke sfiduar rreziqet e kohës, kishte thënë copë; “Gjermanët kanë futboll dhe ekonomi të mirë, por atë dreq politike s’dihet pse nuk e ndryshojnë”.

Pra jo sot kur të flasësh ësht më lehtë se të pjerdhësh, por kur spiunat të spiunonin, sigurimi të burgoste, partia të pushkatonte, Zoti Bilja kishte patur guximin që për ta rrëzuar diktaturën të vinte në dukje përparësitë e sistemit kapitalist ndaj aij socialist, duke bërë me atë rast dhe sugjermet përkatëse për ndryshim sa më të shpejtë. Nuk ja varën. U dëshpërua. Pas pak, brenda këtij dëshpërimi, nuhati se kalimi në rendin ku njeriu për njeriun është ujk nga rendi ku e kundërta është e vërtetë, nuk nënkupton asnjë përfitim imediat, por punë, shumë punë. E kishte menduar ndryshe. U dëshpërua edhe më. Hoqi dorë nga politika pas kosit. Ndejti ca kohë mënjanë. Mblodhi ca lek andejkëndej. I futi në një piramidë. J’u deshën tre vjet të bindej që i humbi. Një ditë duke menduar për të ngritur një biznes të vogël me kredi bankare, j’u duk siku brenda trurit j’u ndez befas një llampë që i ndriçoi gjithçka të errët të ngatërruar. U rrënqeth sikur shpiku boshtin e rrotës, se rrota ishte shpikur. Eureka, tha me vete. S’ka si vjedhja. Rroftë hajdutllëku.

Mirpo shpejt kuptoi se si për çdo gjë dhe për të vjedhur duhet zotësi, guxim, talent, vullnet, cilësi lëto që Zoti Bilja e dinte që nuk i kishte. Konstatimi se s’mund të vidhte jo se s’donte por se s’mundëte, ja kalli tmerrin, e flaku në fundin e një honi dëshpërimi të pafund. Prej atij çasti të gjitha mossukseset e jetës i transferoi nga kurrizi vet i dobët mbi një kurriz tjetër që mban sa të duash, mbi shpinën e mungesës së Fatit, i cili, siç dihet, nuk është në dorë të njeriut por të Atij atje lart.
Zotit Bilja i është rritur barku. Është dhjamosur. Është ngathtësuar. Të shumtën e kohës e kalon në kafene ku meqënse askush s’e pjerdh për xhaxhallarë partizanë dhe antikurvizëm, gjithë kohën llap për;
Biznesmenët e suksesshëm të Shqipërisë që janë njerëzit më të poshtër.
Me përjashtim të luftës së klasave, të tjerat kurvi i bëri mirë.
Të shash e të shpifësh më të mëdhenjtë e Historisë së vendit tënd është kënaqësi e parrëfyer, mjerë ai që s’e ka provuar, por edhe mënyra më e kollajtë për tu bërë i rëndësishëm. Shaj e shpif të mëdhenjtë, ngri në qiell ca buburreca, Bac u kry, bëhesh fëtefët në mos Pjetër Bogdan, Gjon Buzuk me siguri.

Të dish sa larg është Kumanova nga Tirana, e ka një farë rëndësie. Se helbete, mund të na bjerë ndonjëherë rruga nga Rruga e Fijes. Ama të shpenzosh kohë dhe imagjinatë për ta mësuar se në cilin shtet ndodhet Kumanova, s’ke asnjë leverdi.
Shalli po. Rugova s’ka rëndësi.
Libri nuk është i rëndësishëm për çfarë përmban në brendësi. E rëndësishme për librin është cili qerrata e ka shkruar, kush ishte në promuovim, cilin çmim gllabëroi, sa pare fitoi, si i ka punët me gruan.
Në filma, ata të dy, ai dhe ajo, gjatë filmit të bëjnë ç’të duan, ama në fund të filmit, e mira është, të martohen
Sa mirë e kam kaluar në ushtri. Kishim një lab që na bënte me qesh, një mirditor që i dhamë të hante bojë këpucësh në vend të marmalatës, dhe një kapterr devolli që na torturonte duke na detyruar të shkundnim batanijet dhjetë herë në ditë.

Në ndërmarrje kena pas një shef kuadri burr flori. I merrte në punë të gjithë kalamajtë e baballarëve me shumë fëmijë, sidomos ata që spiunonin nga pak.
Shitja e votës është mëkat i tillë që ta fal apo s’ta fal Zoti varet nga çmimi.
Çdo gjo osht me shonc.
Këto ditë Zoti Bilja u tha Zotërinjve Pilja, Hilja, Kilja, Vilja, Fërtelja; Qeveritë tona e kanë pisk me qeveris tipa si ne, që jemi shumica. Për ta patur kollaj, të presin sa shqiptarët të bëhen të gjithë rrusha si unë Bilja.

Etiketa: BiljaEdisonYpi


Ju sugjerojmë

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
Bota

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

5 Qershor, 2025 5:00 pm
Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Para
Fotot/ Grabiste me armë banesat e Lushnjes, arrestohet 38 vjeçari

Fotot/ Grabiste me armë banesat e Lushnjes, arrestohet 38 vjeçari

Ja fotoja e veçantë me të cilën Dua Lipa uron babain për ditëlindje

Dua Lipa koncert në Kosovë. Ja çfarë do të bëjë Behxhet Pacolli për të

Itali/ Po groposnin drogë në pyll, kapen në flagrancë dy shqiptarët

Itali/ Po groposnin drogë në pyll, kapen në flagrancë dy shqiptarët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
5 Qershor, 2025

Në përgjigje të kërcënimit që paraqet Rusia, NATO ka miratuar rritjen më të madhe të armatimit që nga Lufta e...

Lexo më shumë

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
5 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij  kinez, Xi Jinping. Thirrja telefonike u raportua...

Lexo më shumë

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
5 Qershor, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për “mbështetje pa kushte” për Rusinë në luftën e saj...

Lexo më shumë

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
5 Qershor, 2025

“Pak ditë më parë, një shqiptar i Kosovës, i cili kishte lindur, rritur dhe edukuar në Gjermani dhe u diplomua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com