Në mënyrë të padiskutuar një nga personazhet më të spikatur të futbollit, Kristiano Ronaldo është nga ata që prodhon lajme edhe kur shkon me pushime. Dhe këtë radhë lajmi vjen nga Paparaci që i është vënë në ndjekje dhe që sjell lajmin e vitit: Ronaldo ngjyros thonjtë e këmbëve!
Shpesh herë është raportuar se superylli portugez ka disa tipare të femrave dhe këtë e dëshmoi me fotografitë e fundit.
Të paktën në këtë përfundim kanë dalë ata që kanë parë këto foto, ndonëse nisur nga ngjyra e zeze e thonjve, ka edhe nga ata që mendojnë se ky mund të jetë një problem i tij me thonjtë.
Kujtojmë se Ronaldo është duke pushuar në plazhet fantastike spanjolle të Ibizas, ndërsa për shkak të një dëmtimi, të pësuar në finalen e Evropianit të futbollit Francë 2016, nuk do të luajë kundër Seviljes për SuperKupën e Evropës.