Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajzat e bukura të instagramit, modeli i suksesit që kalon “mes këmbëve”

2016/08/01 at 7:09 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Vajzat e bukura të instagramit, modeli i suksesit që kalon “mes këmbëve”

 


Nga Manjola Bregasi

Plazhe ekzotike, ushqime delikate dhe poza sensuale femrash nën diell. Është ky imazhi që të del sot thuajse në çdo faqe instagrami dhe në çdo portal.
“Vajzat e mira” të instagramit vazhdojnë të shtojnë ndjekësit e tyre në një rrjet, që tashmë po kthehet në trendin e momentit jo vetëm në Shqipëri.

Kryesisht adoleshentët kaq lehtë të ndikueshëm, duket se për fat të keq modelet e tyre po i kërkojnë më shumë tek instagrami dhe rrjetet sociale se sa tek libri, shkolla apo familja.
Nuk dua të bëj aspak moral, sepse nuk kam bërë pjesë tek nxënëset e shkelqyera të dhjetave në bankën e parë dhe  padyshim jam përdoruese e instagramit dhe FB, jo thjesht për hir të punës që kam. Ndaj, të kuptohemi që në fillim, në këtë histori nuk ka asgjë personale.

Gjithsesi më duket totalisht e pabesueshme se si instagrami mund të jetë modeli i krijimit të një individi, ndërsa numri i ndjekësve, një vlerë e shtuar për njerëz të pavlerë.

Nëse ju pyes, kë do zgjidhnit si model mes Encës dhe Ermonela Jahos, me siguri do thonit sopranon, artisten e madhe të skenave botërotre, që çdo grimcë suksesi ja dedikon talentit dhe punës.

Po nëse ju them që Enca numëron 1 milion ndjekës në instagram dhe Ermonela Jaho 4 mijë, a do më përgjigjeshit njëlloj?
Po ju pyes ju: Cili është modeli që ofron secila prej të dyjave? Çfarë ka për shtitur Enca dhe çfarë ka për të shitur Ermonela? Çfarë ofron Enca për ndjekësit e saj dhe çfarë ofron Ermonela?

Që të jemi të qartë, nuk kam asgjë kunder vajzave të bukura që “shiten” në rrjetet sciale, çështja është çfarë mesazhi i japin atyre që i ndjekin. Maksimumi që mund të mësosh duke i ndjekur është marka më e fundit e rrobave te banjës, të cilën nese nuk ke paratë e tyre nuk mund ta blesh. Kjo puna e parave është çështje tjetër.

Gjithsesi këto “vajza të mira” të mësojnë se duke nxjerrë në pah hiret që u ka falur nëna natyrë ose në të shumtën e rastve kirurgu plastik, ti bëhesh e famshme dhe duke qenë e famshme sajohen edhe ca lekë …Nuk e di se si, por “vajzat e mira” të instagramit ja kanë dalë pa bërë asgjë, të sajojnë ca shumë më shumë lekë se ato që punojnë.

E nëse i sigurove dhe leket ç’të duhet shkolla, diploma apo librat? Ky është model i sigurt i suksesit të shpejtë të një vajze, që përveç tangëllikut, shpesh nuk ka asgjë tjetër për të ofruar.

E megjithatë, në një vend si ky yni, një vajzë nuk ka shumë mundësi: ose do ndjekë shembullin e sigurt të “bukurosheve” të suksesshme të instagramit, ose do të copëtohet në vite duke investuar para, djersë e mund, me shkolla, mastera dhe eksperienca pune, që kurrë nuk janë të sigurta si rrugë të shpejta suksesi.  Gjithsesi, thonë se ky i dyti jeton gjatë, çështja është cilën nga rrugët do zgjedhësh.

Thonë se suksesi i b*…ve dhe gjoksit do të vazhdojë të frymojë sa kohë, ne të gjithë ta furnizojmë me like e follow dhe të bindemi, që ai nuk të çon dot larg, sepse do të venitet shpejt bashkë me bukurinë. Ndoshta ka ardhur koha, të mos e ushqejmë më, edhe pse duket mision i vështirë.

Etiketa: encainstagrammodelvajza


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

9 Dhjetor, 2025 11:16 pm
Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
Kronikë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

9 Dhjetor, 2025 10:01 pm
Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
Rajoni

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

9 Dhjetor, 2025 9:28 pm
Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

9 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
Bota

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

9 Dhjetor, 2025 8:26 pm
Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
Bota

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

9 Dhjetor, 2025 7:41 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

9 Dhjetor, 2025 6:40 pm
Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
Rajoni

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

9 Dhjetor, 2025 5:30 pm
“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë
Bota

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë

9 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Para
Majlinda Bregu: E vërteta ime për pjesëmarrjen në qeverinë Rama

Majlinda Bregu: E vërteta ime për pjesëmarrjen në qeverinë Rama

Video/ Reshjet e shiut, përmbysin Prishtinën

Video/ Reshjet e shiut, përmbysin Prishtinën

Foto+18/ Publikohen fotot nudo të gruas së Donald Trump

Fotografi i Melanie Trump, fotografon nudo edhe modelen shqiptare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
9 Dhjetor, 2025

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës....

Lexo më shumë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
9 Dhjetor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë...

Lexo më shumë

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
9 Dhjetor, 2025

Presidentja Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen e raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras, për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo...

Lexo më shumë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
9 Dhjetor, 2025

Një përplasje ka ndodhur në protestën që po kryhet përpara Kryeministrisë, e drejtuar nga Adriatik Lapajt. Kreu i Shqipëria Bëhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com