Mediat italiane e kthejnë sërish vëmendjen tek trafiku i drogës me Shqipërinë, pas kapjes ditën e djeshme të 1.2 tonëve kanabis sativa në brigjet italiane.
Eshtë “Il Giornale”, e cila shkruan se janë shumë kanale që bëjnë të mundur funksionimin e transportit të drogave të ndryshme dhe interneti së fundi po luan një rol të rëndësishëm në dhënien e porosive.
Gazeta e njohur nënvizon se “Rruga e Ballkanit” është një nga korridoret më të përdorura nga trafikantët, ku rolin kryesor e kanë shqiptarët, si furnizuesit më të mëdhenj të drogës në këtë rajon.
“DIA amerikane e ka bërë të qartë, shqiptarët janë specializuar mjaftueshëm për t’iu mos u frikësuar distancës së madhe të ngarkesave nga njëra pikë në tjetrën. Bandat shqiptare kanë përdorur edhe metoda të tjera transporti, mjaft të zgjuara, duke modifikuar avionë të vegjël për të transportuar drogën”, shkruan “Il Giornale”.