Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa është aksidentuar duke drejtuar një makinë funerali. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke të cilat shkruajnë, se shqiptari punonte si shofer me automjetin e funeralit dhe në momentin e aksidentit ka qenë duke transportuar trupin e pajetë të një gruaje.
Aksidenti ndodhi në aksin Antirio-Janinë, kur automjeti i funeralit që drejtohej nga 44-vjeçari humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit.