Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Fet’hullah Gylen?

2016/07/30 at 5:08 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush është Fet’hullah Gylen?

Nga Jonathan Steel Latif


Erdogan ishte ndihmës kapiten i udhëheqësit – tani ai është i bindur se kleriku është pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti të javës së kaluar. Përse? Në Turqi po vlon debati rreth rolit që luajtën, nëse patën ndonjë rol, kleriku në ekzil Fet’hullah Gylen dhe mizëria e mbështetësve të tij në role qeveritare në grushtin e pasukseshëm të shtetit të javës së kaluar.

Por një burrë ka shumë pak dyshime rreth fajësisë së Gylenit – ish­ndihmësi i tij. Gyleni bashkë me Latif Erdogan – pa lidhje me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajjip Erdogan – ngritën lëvizjen Hizmet (Shërbimi), që tashmë ishte infiltruar në ushtri, magjistrat, prokurori dhe më gjerë në shërbimin civil.

“Kur dështoi, Gyleni u tha mediave ‘Unë jam kundër grushtit’ – por unë e di se çdo fazë e planit të grushtit ishte redaktuar dhe miratuar prej tij” deklaroi Latif Erdogan për gazetën Vatan. “Qindra njerëz do të kishin vdekur nëse grushti do të kishte patur sukses. Vendi do të vithisej në mënyrë të pashmangshme në luftë civile. Gyleni është njeri shumë shumë mizor.

Turqia shmangu katastrofën. Ata nuk e kanë pritur që njerëzit të pushtonin rrugët dhe të sfidonin tanket.” Presidenti Erdogan është i të njëjtit mendim dhe ka nisur një spastrim masiv të ushtrisë dhe shërbimit civil me qëllim çrrënjosjen e gylenistëve. Latif Erdogan kishte punuar me Gylenin për më shumë se tri dekada për të ndërtuar lëvizjen Hizmet, e cila nisi si një rrjet arsimor që inkurajonte ish­studentët e tij të hynin në magjistrat, prokurori, shërbimin civil dhe madje ushtri.

Deri pesë vite më parë ai konsiderohej pasuesi i pritshëm i Gylenit, duke u angazhuar në udhëtime të rregullta nga Stambolli për të vizituar klerikun në kompleksin e tij në një zonë rurale në Pensilvani, atje ku Gylen jeton që prej viti 1999. Latif Erdogan u nda pasi arriti në përfundimin se Gyleni kishte reshtur së përpjekuri thjesht për të përhapur idealet e ndershmërisë dhe pakorruptueshmërisë në jetën publike, por po kalonte në opozitë të drejtpërdrejtë ndaj partisë islamiste në qeveri, Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë (AKP) e Presidentit Erdogan.

Ai thotë se ndryshimi filloi kur Gyleni u vendos në ShBA dhe krijoi lidhje me neo­konservatorët si dhe me CIA­n dhe shërbimin izraelit të spiunazhit, Mossad. Gyleni mban një linjë të ashpër dhe qëndrim kritik ndaj Rusisë dhe Iranit, si dhe mbështet gjerëzisht Izraelin. Mosmarrëveshja e parë e Gylenit me AKP­në lindi pas sulmit izraelit mbi Mavi Marmaranë, një anije turke ndihmash humanitare për Gazën në vitin 2010.

Nëntë njerëz vdiqën kur komandot izraelitë hynë në anije në ujërat ndërkombëtare. Turqia reduktoi marrëdhëniet me Izraelin për t’i përmirësuar vetëm më herët gjatë këtij muaji, por atëbotë Gyleni kritikoi organizatorët e flotiljes së ndihmave për sjellje provokative dhe Rexhep Tajjip Erdoganin për reagim të tepruar.

Gylen gjithashtu doli kundër AKP­së për hapjen e bisedimeve të paqes me lëvizjen nacionaliste kurde, PKK. Ndjekëit e tij janë akuzuar në vitin 2011 për përgjime të cilat tregonin Hakan Fidanin, kreun e shërbimit të inteligjencës, duke zhvilluar bisedime sekrete në Oslo me PKK­në. Propozimi zyrtar ndaj PKKsë, që çoi në armëpushim në Turqinë juglindore, ka zemëruar shumëkënd në ushtrinë turke që mendonte se zbutja e luftimit të PKK­së minonte interesin kombëtar.

Çështja zbuloi shenjat e një konvergjence ndërmjet Gylenit dhe ushtrisë, edhepse në dy dekadat e mëparshme mbështetësit e Gylenit kishin luajtur një rol të madh përkrah AKP­së në reduktimin e ndërhyrjeve të ushtrisë në politikë dhe largimin e gjeneralëve besnikë ndaj trashëgimisë laike të themeluesit të Turqisë moderne, Kemal Ataturk. Disa kritikë të lëvizjes Gylen thonë se marrëdhënia e tij me komandën eprore të ushtrisë ishte e errët edhe në kohët kur gjeneralet kryesorë ishin laikë të vendosur dhe dyshues ndaj islamistëve.

Gyleni e përshëndeti grushtin e suksesshëm të ushtrisë në vitin 1980, një pozicion që zbuti vëmendjen e gjeneralëve ndaj Gylenit, duke lejuar ndjekësit e tij të fillonin karrierë në polici dhe magjistrat, madje edhe në ushtri, duke ndihmuar kështu islamizimin e ideologjisë laike të institucionit. Brezi i Gylenit kanë arritur tashmë moshën e madhe, çka shpjegon përse puçistët e grushtit të dështuar të javës së kaluar mund të kenë patur në radhët e tyre shumë gylenistë.

Latif Erdogan beson se puna e lëvizjes Gylen përkrah AKP­së ishtë gjithmonë një martesë përplotësuese. Hizmeti përfaqësonte ‘islamin social’, ndërsa AKP ishte për ‘islamin politik”. Ai tashmë pajtohet me presidentin turk që akuzon gylenistët për zhvilliin e një ambicieje për përdorimin e rrjetit të tyre për t’u infiltruar dhe marrë shtetin nën kontroll, por jo përmes transparencës dhe zgjedhjeve.

“Unë pajtohem se është shtet paralel. Në fillim, qëllimi ynë ishte të edukonin njerëz me fe dhe moral, por lëvizja u bë politike kur u rrit. Gyleni ndryshoi dhe i’u kthye politikës dhe dëshirontë të bëhëj lideri që mund të drejtonte Turqinë. Ne e nisëm rrugën tonë bashkë me një mesazh shpirtëror, por tani ajo është thjesht sekulare. Ai duhet të kthehet aty”, më tha ai në Stamboll në vitin 2014, në intervistën e tij të parë me një korrespondent perëndimor pas ndarjes me Gylenin. Latif Erdogan dhe Fet’hullah Gylen ishin studentë në Izmir.

Ata admironin mësimet e Said Nursiut, një reformator mysliman nga Turqia lindore që shkroi një seri komentarësh kuranore të quajtur Risale­i Nur dhe themeloi një lëvizje të quajtur Nur. Nursiu, që më pas u internua nga Ataturku në një provincë rurale, argumentonte se ateizmi dhe materializmi çonin pashmangshmërisht në korrupsion. Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Nursiut, Latif Erdogan dhe Gylen themeluan lëvizjen e tyre Hizmet për të hapur shkolla dhe kolegje që do të dëshmonin standardet më të larta në jetën publike.

Mbanash dallimeve ndërmjet ‘islamit social’ të Gylenit dhe ‘islamit politik’ të AKP­së ka edhe kundërti të tjera, sipas Aykan Erdemir, që dëri vitin e kaluar ishte deputet i Partisë Republikane, partia e vjetër qemaliste, dhe sot është konsulent i lartë Fondacionit amerikan për Mbrojtjen e Demokracivë. “Gyleni nuk është një autoritarist islamik që mbështet Vëllazërinë Myslimane.

Unë do t’i quaja gylenistët trashëgimtarët e Islamit Sufi të Anadollit, të përkushtuar dhe ekonomikisht liberal. Vetë Gyleni pa dyshim është pro Bashkimit Europian dhe Atlantik, një dashnor i tregut të lirë dhe pragmatist në rastin e Izraelit” tha ai për Middle East Eye në vitin 2014. “Erdogani në thelb është reaksionar populist, kapitalist etatist. Edhe pse mbështet BE­në dhe antlanticizmin, kjo është për pragmatizëm. Në të vërtetë ai është kundër tyre.”

Tani Presidenti i Turqisë po merr kritika të intensifikuara nga BE dhe ShBA për goditjen e të gjithë simpatizantëve të dyshuar të Gylenit në institucionet shtetërore dhe media. Kërkesa për ekstradimin e Gylenit gjithashtu po ngre tensione me Uashingtonin. Erdogan po ashtu ka lënë të dyshohet se deklaratat e para të ShBA­ve tingëllonin si mbështetje për grushtin, derisa presidenti i’u drejtua publikut për të mbrojtur demokracinë dhe grushti u zmbraps. Nëse mbështetja e tij për atlanticizmin ishte vërtet vetëm pramgatike, tani do të ketë shkuar në të kundërt.

Jonathan Steele është korrespondent i jashtëm veteran dhe autor studimesh të mirënjohura në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai ishte shef i zyrës së Guardian në Uashington në fund të viteve 70 dhe shef i zyrës së Moskës gjatë shembjes së komunizmit.

Ai ka shkruar libra për Irakun, Afganistanin, Rusinë, Afrikën e Jugut dhe Gjermaninë, përfshirë Shpartallimi: Përse Amerika dhe Britania e humbën Irakun (I.B.Tauris 008) dhe Shpirtrat e Afghanistanit: Fushëbetejat e Fanepsura (Portobello Books 2011).

Përktheu nga gjuha angleze: Vehap Kola

Etiketa: fet'hullah gylenjonathan steele


Ju sugjerojmë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Para
Zjarr pranë Tregut Elektrik, në rrezik banesat

E fundit/Lezhë-Shpërthen bombola e gazit në burg, dyshohet një i vdekur

Pas akuzave përgjigjet Gulen: Erdogan mund ta ketë sajuar puçin

INTERVISTA/ Rrëfehet Gylen: Erdoganin e ka helmuar pushteti

Zakonet e gjumit, mund t’ju ndihmojnë kur keni pagjumësi

Nëse doni gjum të rehatshëm, mos i konsumoni këto ushqime

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com