Briseida Shehaj u shfaq sërish me bikini në bregdetin e Dhërmiut duke marrë vëmendjen e të gjitha portaleve që habiten kur shohin një zyrtare si ajo të zhvishet.
Shumica e komentuesve në fakt u morën me bikinit e Briseidës, disa edhe me linjat e saj trupore, por të gjithë neglizhuan një detaj: bananen që drejtoresha mbante në dorë.
Sigurisht, i jepte një tjetër aurë pozave të Shehajt, por nuk është kjo arsyeja pse ne po e sjellim në vëmendje.
Pyetja jonë është: Bananen, drejtoresha e tatimeve, e ka blerë me kupon apo jo?
Plazhistët që kanë qënë rreth saj thonë se ia ka blerë një shitësi ambulant, e për rrjedhojë zonja e tatimeve s’ka marrë faturë.
Të jetë vallë e vërtetë? A e ka joshur ky frut aq shumë zyrtaren, sa të dalë jashtë vetes? Aq sa të harrojë edhe funksionin e saj publik?
Të jetë kjo banane, arsyeja për të cilën, Briseida Shehaj ka shkelur ligjin?