Ajo ka lindur në 11 dhjetor të vitit 1988. Është 28 vjeç dhe është diplomuar në Menaxhim dhe Sipërmarrje Kreative Mode në Londër. Gjithashtu është në përfundim të Shkollës së Gjemologjisë për gurët e çmuar dhe dizanj, në Amerikë. Aktualisht ajo drejton biznesin familjar, “argjendari Pirro”, duke sjellë një frymë të re në dizanj, menaxhim dhe teknologji.
Veshje e përditshme
Eleganca është stil, jo peshë trupore! Tek veshja ime mbizotërojnë nuanca të ngjyrës së zezë dhe asaj të tokës. Preferoj veshje të gjera ndonjëherë minimaliste, por me detaje të veçanta që i shtojnë vlerën veshjes. Një fustan i markës COS, me nuanca neutrale do të ishte zgjedhja ideale./ Revista elegance