Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëdhënia treshe e Rudinës me burrin e devotshëm mysliman çoi në krim

2016/07/29 at 9:44 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosen dy të rinj me thika në Durrës

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Dibër ku një gruaja goditi 6 herë me thikë burrin e saj mësohen detaje të reja të jetës së kësaj familje. Ajo ishte gruaja e një myslimani “të devotshëm” që jetonte me dy gra. Ka qenë pikërisht gruaja e dytë ajo që kreu krimit 15 vite pasi kishte kalaur një marrëdhënie të vështirë “treshe”.


Ngjarja ndodhi në Bulqizë dhe fatmirësisht, 45­vjeçari, Besnik Basha, ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ndërsa gruaja e tij, Rudina Basha, 36 vjeçe, dhe nënë e gjashtë djemve, është arrestuar.

I plagosuri me thikë, Besnik Basha, kishte me gruan e dytë, Rudina Basha, gjashtë fëmijë, të gjithë djem. Më i madhi është 14 vjeç dhe më i vogli 5 vjeç. Ata janë martuar 15 vjet më parë, në vitin 2001, shkruan gazeta “Panorama”.

Sakaq me gruan e parë ai kishte dy vajza dhe dy djem. Fëmija më i madh i gruas së parë është 22 vjeç dhe më i vogli 12 vjeç. Me gruan e parë Besniku ishte martuar në vjeshtën e vitit 1993, por siç mësohet, nuk kishte kryer celebrim me të. Banorë të fshatit të tij thonë se Besnik Basha ishte “betuar” se do të merrte deri në shtatë gra, siç thuhet në Kuran.

Ai ishte besimtar i devotshëm, me mjekër, ndërkohë që edhe gruaja e tij e dytë mbante ferexhe. Gruaja e ligjshme, Rudina, prej kohësh kishte mosmarrëveshje dhe konflikte me bashkëshortin, Besnik Basha, lindur e banues në fshatin Dragu të njësisë administrative Fushë Bulqizë. Ky i fundit i mbante të dyja gratë në banesën e tij, në fshatin e largët të Bulqizës, por, me sa duket, ajo nuk e ka kapërdirë dot më faktin se i shoqi bënte më shumë për gruan e parë. Referuar riteve të hershme, ai kishte caktuar një “kalendar” për të fjetur me dy gratë, herë me njërën e herë me tjetrën. Me siguri kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te 36­ vjeçarja.

Të afërm të saj i thanë Policisë se Rudina kohët e fundit ishte rënduar psikologjikisht për shkak të debateve në familje. Banorë të fshatit malor bënë të ditur se dy muaj më parë, Rudina Basha e kishte braktisur bashkëshortin Besnik Basha dhe ishte vendosur në një shtëpi me qira në Qytetin e Ri, në Bulqizë.

“Rudina, pas sherrit që pati me burrin dhe gruan e parë të tij, u largua nga fshati. Nuk duroi varfërinë dhe keqtrajtimin e tij. Donte të rriste fëmijët. U largua pa bërë zë, pa u ndjerë”, thanë banorë të fshatit Dragu për “Panoramën”. Pasi u vendos në qytetin e Bulqizës, ajo nisi kujdesin për gjashtë djemtë e saj, më i madhi 14 vjeç dhe i vogli 5 vjeç. Grumbullonte krom, trajtohej me ndihmë ekonomike nga bashkia dhe ndihmohej nga të afërmit.

Etiketa: burrëDibergruakrimmyslimanthike


Ju sugjerojmë

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
Bota

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

5 Qershor, 2025 5:00 pm
Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Para
Elvana Gjata mbyll faqen “Vipat e Bllokut”

Elvana Gjata mbyll faqen "Vipat e Bllokut"

Rrëmbeu 14 vjeçaren dhe e mbajti në mal, arrestohet pas 4 vitesh

Rrëmbeu 14 vjeçaren dhe e mbajti në mal, arrestohet pas 4 vitesh

Rita Ora një “flamengo” seksi

Rita Ora një "flamengo" seksi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
5 Qershor, 2025

Në përgjigje të kërcënimit që paraqet Rusia, NATO ka miratuar rritjen më të madhe të armatimit që nga Lufta e...

Lexo më shumë

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
5 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij  kinez, Xi Jinping. Thirrja telefonike u raportua...

Lexo më shumë

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
5 Qershor, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për “mbështetje pa kushte” për Rusinë në luftën e saj...

Lexo më shumë

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
5 Qershor, 2025

“Pak ditë më parë, një shqiptar i Kosovës, i cili kishte lindur, rritur dhe edukuar në Gjermani dhe u diplomua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com