Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Letër asaj që isha përpara se të bëhesha nënë”

2016/07/28 at 11:51 PM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Letër asaj që isha përpara se të bëhesha nënë”

Nga Anna GANNON*

Më lini të sqaroj paraprakisht se unë e dashuroj faktin që jam nënë.
Kur njerëzit thonë se e kanë njohur dashurinë e vërtetë vetëm pasi janë bërë prindër, nuk e ekzagjerojnë. Është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në jetë.

Por do të gënjeja nëse do thosha se nuk më ka munguar jeta që bëja përpara se të bëhesha nënë. Më shumë se gjithçka më mungon koha që kaloja e vetme. Më mungon një shëtitje e gjatë, pa parë orën çdo sekondë. Më mungon koha kur nuk kisha asnjë preokupim.

E urrej të kthej kokën në të kaluarën, por shpesh dëshiroj të kem atë pamjen e relaksuar, të shijoj një leksion Yoga, apo një vrapim të gjatë. E urrej kur ndjej që nuk jam më interesante. Dhe urrej faktin që jam bërë një dëgjuese e keqe, sepse në çdo moment i kam veshët tek ime bijë. E urrej që nuk i kam asnjëherë të dyja duart bosh dhe për më tepër urrej pasigurinë nëse po bëj një punë të mirë çdo ditë me vajzën time.

Por, adhuroj të jem nënë.
Thonë që për të ecur përpara në jetë, duhet të lirohemi nga ajo që kemi qenë.
Kështu, sot është koha për ti thënë lamtumirë asaj që isha përpara se të bëhesha nënë.

E dashur “ajo që isha përpara mëmësisë”
Të dua seriozisht, por ka ardhur koha të të lë të shkosh. Por më parë dua të të them që jam krenare për ty. Në 31 vjet je rritur shumë, më shumë nga çfarë kisha imagjinuar. Nuk u dorëzove kurrë dhe bërë gjithçka për tu bërë një njeri më i mirë.
Kurajoja jote për të ecur përpara është një inspirim.

Të falënderoj që i ndoqe ëndrrat dhe zemrën tënde. Nuk ishte një shëtitje e thjeshtë, por të falenderoj që i ktheve në mësim goditjet e jetës. U ngrite pas çdo goditjeje, duke parë gabimet e tua pa fajësuar të tjerët. Të falënderoj që ke marrë përgjegjësi, që ke njohur modestinë dhe që kuptove se nuk është turp të thuash “Nuk e di”.

Të kam thënë ndonjëherë që je e mrekullueshme? Seriozisht, kur shikoj fotografitë, shikoj aq shumë energji, entuziazëm dhe inspirim. Je shumë e bukur dhe kam dashur të ta them shumë kohë më parë.

Por, e dashur “ajo që isha përpara mëmësisë” duhet të shikosh pamjen time fantastike tani, si nënë. Kam rrathë poshtë syve, disa kilogramë me tepër dhe flokët gjithmonë të parregulluara. Mbaj makeup-in që kisha që dje dhe nuk kam larë as dhëmbët…
Por jam mahnitëse.

Duhet ta shikosh sa e fortë jam tani, jo fizikisht por në zemër. Qaj shpesh sepse nuk jam ndjerë më parë kaq e gjallë dhe kaq e lidhur me diçka. Është e mrekullueshme të ndjesh gjithçka në mënyrë të pakondicionuar.

Nuk fle shumë tani, por mendja ime është më e fortë se kurrë. Jam një supergrua e ditëve tona. Në një ditë arrij të mbaroj shumë punë, të cilat më parë i kryeja për një javë. Ti më ke përgatitur që ti bëj të gjitha këto dhe të falënderoj.

Por tani, e dashur “ajo që isha përpara mëmësisë” duhet të të lë të shkosh. E shikon sa kam ndryshuar dhe jam një njeri ndryshe. Jam një nënë.
Do të thosha më mungon, por nëse ti do ta shikojë vajzën time, do ta kuptoje se është e pamundur të ndjesh mungesën e asaj që ishte më parë, kur ke atë në krahë.
(pershtati Erjola Nurcelli, BW)

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Horoskopi, 20 Dhjetor 2015

Horoskopi, 29 korrik

Profesori Joseph Fronczak: CIA torturoi të burgosurin, e hodhi në Shqipëri

Profesori Joseph Fronczak: CIA torturoi të burgosurin, e hodhi në Shqipëri

FOTO/ Poloni, Papa Françesku rrëzohet gjatë meshës

FOTO/ Poloni, Papa Françesku rrëzohet gjatë meshës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com