Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal/ 6 mijë meshkuj në Kosovë bëjnë seks me meshkuj

2016/07/28 at 10:36 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal/ 6 mijë meshkuj në Kosovë bëjnë seks me meshkuj

Një numër prej 6814 meshkujve konsiderohet se i përkasin komunitetit MSM në Kosovë. MSM janë meshkujt të cilët bëjnë seks edhe me meshkuj, pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual.

Ky komunitet privohet nga e drejta bazike jetësore – marrja e trajtimit shëndetësor. Ata refuzohen në secilën derë të institucioneve shëndetësore, jo vetëm të përjashtuar por edhe të trajtuar me agresivitet nga shoqëria kosovare.

Në vitin 2010 vetëm 17 për qind e infeksioneve të reja me HIV në regjion kanë ndodhur në moshat 15-24 vjeç dhe mbi gjysma e këtyre infeksioneve në Serbi, Maqedoni, Kroaci, Bosnjë, Hungari, Slloveni e Sllovaki janë pikërisht nga komuniteti MSM.

Sipas Hulumtimi të Mapingut Programor realizuar në Kosovë nga IKSHPK dhe CDF përmes programit të financuar nga Fondi Global, vlerëson se madhësia e popullatës MSM është 6814 meshkuj që kanë marrëdhënie me meshkuj të tjerë, në mbarë Kosovën.

Një numër i madh i tyre funksionon fshehurazi, e të tjerë kanë partnerë dhe bëjnë pagesa për këtë “transaksion”, shkruan gazeta Zëri.

Hotelet, motelet, parqet e hapura, restaurantet, kafiteritë, rrugët, ndalesat e autobusëve, janë disa prej vendeve ku ushtrohet një dukuri e tillë.

Arbri nga CSGD – Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, tregon se kjo Qendër ofron shërbime parandaluese për HIV për komunitetin MSM në Kosovë. Lubrifikantët, prezervativët, referimi, informatat tjera, dhe testimi i shpejtë janë shërbimet që ofron kjo Qendër.

“Këto shërbimet i kemi prej vitit 2005, në formën më të mirë, ndërsa i kemi pasur edhe më herët më pak të sofistikuara. Interesimi është goxha i madh, sepse ne dalim edhe në terren dhe e gjejmë këtë komunitet, komunitetin MSM, dhe i testojmë apo u japim informatat e nevojshme, momentalisht në gjashtë komunat kryesore dhe në disa të tjera më të vogla” tregon Arbri nga kjo Qendër.

Ata që rezultojnë me HIV, më pas referohen për në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë si dhe Asociacionin Kosovar të Personave që jetojnë me HIV. Testimi është anonim deri në pikën kur as vetë ata që kanë HIV nuk e dinë për njëri tjetrin, dhe vetëm 1 person në tërë Qendrën i njeh këta individë.

Kur vjen puna tek mjekët dhe se si ata e trajtojnë këtë komunitet, Arbri thotë se ka ende punë për tu bërë.

“Janë disa infeksione të cilat për t’u trajtuar në mënyrë korrekte, do të duhej t’i tregohet mjekut orientimi seksual. Pasi qe nuk dihet sesi mund të reagojë mjeku, nuk ndodhe që pacienti të tregoj orientimin e vet seksual, prandaj edhe trajtimi nuk do te jetë adekuat. Kur flasim për HIV-in shërbimet janë të mira dhe mund të them se nuk ka diskriminim. Ne punojmë me disa mjekë profesionistë me të cilët kemi konsideruar se mund të kemi bashkëpunim dhe të kemi besim në ta”,- tregon Arbri./Zëri/

Etiketa: 6 mije meshkujkosoveseks homoseksual

Ju sugjerojmë

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 Tetor, 2025 4:56 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
Kronikë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

3 Tetor, 2025 3:59 pm
Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet
Kronikë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

3 Tetor, 2025 3:18 pm
Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
Kronikë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

3 Tetor, 2025 2:23 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Para
Rrihet barbarisht nga familja, gruaja shtatzënë humb fëmijën

Rrihet barbarisht nga familja, gruaja shtatzënë humb fëmijën

Çmendet Skënderbeu, fajin ja kanë “prostitutat” që punojnë natën

Çmendet Skënderbeu, fajin ja kanë "prostitutat" që punojnë natën

Video e re/ Ja momenti i vë flakën të sëmurit me Hemodializa

Zjarrvënia me 4 viktima në spital, çfarë dëshmuan pacientët e hemodializës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
3 Tetor, 2025

Në fshatin malor Turaj të Kukësit, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
3 Tetor, 2025

Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim...

Lexo më shumë

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një afat të prerë për të pranuar planin për...

Lexo më shumë

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
3 Tetor, 2025

Policia e Tiranës njofton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com