Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e Durrësit, viktima është L.K., rreth 55 vjeç.
Ai ishte duke udhëtuar me biçikletë kur rreth orës 18:35 është përplasur nga një mjet tip “Audi”, që drejtohej nga Ledion Pacuku, 26-vjeç, banues në Hamallaj.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.