Ligjerimi i një Hoxhe, i shpërndarë nëpër rrjete sociale ka provokuar shumë ndasi mbi çështjen e fesë myslimane në trajtimin e shumë temave të ndryshme shoqërore.
Njëra prej tyre është edhe femra e trajtuar në fjalën e Hoxhës sipas Kuranit, ai thekson se femra në fenë islame duhet t’i përmbahet një rregullorje që libri i shenjtë i Islamit e përcakton mjaft qartë.
Sipas tij, ato femra që i heqin vetullat bëhen të pandershme, fitojnë hidhërimin dhe mallkimin e Allahut.
Hoxha thekson se këto femra nuk do kenë sukses në jetën e tyre.