Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse gabon Romana Vllahutin

2016/07/28 at 10:26 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Ju lutem mos e ngacmoni Edin!

Nga DESADA METAJ


Ajri, uji ose ndonjë çorbë e gatuar në Shqipëri duhet të kenë veti krejt të veçanta sidomos tek të huajt që jetojnë relativisht gjatë këtu. Diplomatët, ata më të rëndësishmit, madje aq sa dinjitozë dhe mendjembushës sa të shfaqen në fillim, si me magji vetëm muaj më vonë, më shumë se me politikanët tanë, të ngjasojnë me paraardhësit. Që nga gjuha e përdorur, intrigat dhe përfshirjen në politikën lokale deri tek shijet për aktoret apo këngëtaret tona. Madje së fundmi, edhe gjuha e paralajmërimeve për politikanët është krejt arrogante edhe pse ndoshta ata e meritojne diçka të tillë. Por çdo diplomat sado i rëndësishëm dhe me dashuri të madhe për reformën në drejtësi dhe këtë vend, ka limite që në Shqipëri nuk ekzistojnë pikërisht për shkak të diplomatëve që ulen këmbëkryq dhe janë miqtë më të mirë të kësaj rrace të politikës. Dhe kur limitet shkelen, atëherë dhe deklaratat e kësaj kategorie diplomatësh shndërrohen në mesazhe me gjuhë dhe përfundime të ngjashme me ato të politikës shqiptare.

Pak a shumë me këtë stil ka folur mbrëmë në një studio televizive ambsadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin. E vetëquajtur dhe si ish-analiste në atdheun e saj, zonja Vllahutin ka shpallur mbrëmë dhe “armiqtë” e reformës, që sipas saj janë dhe një pjesë e gazetarëve, të mbështetur nga ato pjesë të politikës që penguan miratimin e reformës në drejtësi.

Edhe me entuziastët, ata që dolën me pankarta në duar përpara parlamentit për të bërë presion për miratimin e reformës e kanë të qartë se ajo nuk do të zgjidhë me magji gjithe hajdutërinë e sistemit shqiptar. Përkundrazi milionat e eurove që BE do të sjellë së shpejti, ndoshta do të jene burim financimi për OJQ-të e tyre, një tjetër grup hajdutësh që majmen më fondet e BE dhë që shpërndahen sipas preferencave të diplomatëve që janë në Tiranë.

Por le të kthehemi tek “armiqtë” e reformës, ata që zonja Vllahutin i konsideron në intervistën e saj si “persona të cilët e kanë frikë reformën, nuk e duan reformën, do të përdorin shumë lloj mënyrash dhe së pari dhe mbi të gjitha një pjesë të medias për të punuar kundër reformës”.

A e di zonja Vllahutin se në një vend të lirë dhe demokratik mund të ketë gazetarë që nuk e duan një reformë të shkruar shpejt e shpejt dhe me ekspertë me formim të dyshimtë?
A e ka idenë zonja në fjalë, se në Shqipëri ka dhe gazetarë që e njohin rregulloren e Kuvendit dhe e dinë mjaft saktësisht që në miratimin e nxituar të reformës është shkelur neni 77, pika a dhe b që përcakton procedurat e miratimit të ligjeve nga Kuvendi?

Diplomatja tashmë e famshme në Shqipëri, e ngarkuar ndoshta me takime dhe ndeshje futbolli harroi që i gjithë procesi i ndryshimeve të Kushtetutës javët e fundit ishte një proçes kulisash, takimeve të mbyllura, i sms-ve që qarkullonin sa nga një politikan tek një negociator, krejtësisht jo transparent për publikun dhe për median. Nëse zonja Vllahutin arrin të gjejë një proçesverbal të mbledhjeve të komisionit parlamentar për reformën apo të takimeve të javëve të fundit, atëherë ajo me gojën plot mund të kërkojë “armiq” në radhët e gazetarëve.

Për ndryshimet ndoshta më të rëndësishme në Kushtetutën e këtij vendi publiku informohej nga gazetarët që prisnin jashtë me orë të tëra për të raportuar në pjesën më të madhe të kohës deklarata dhe fajësime krejtësisht politike. Sepse në sallat e mbledhjeve kur hartoheshin shtojcat e Kushtetutës mund të gjeje politikanë të paaftë juridikisht, ekspertë të paguar, ambasadorë dhe ojq-istë, por asnjeherë gazetarë. Sepse në finale, niveli i negociatave mes politikanëve dhe diplomatëve të huaj e tejkaloi dhe Shqipërinë e viteve ’90, pikërisht për shkak të një procesi të nisur keq dhe me dyshime. Duke vijuar nën presionin e diplomatëve dhe në fund i lënë në dorën e atyre që duan të jenë me çdo kusht në pushtet….duke shkelur afatet, transparencën e munguar dhe takime politiko-diplomatike të përmasave të telenovelave.

Ndaj pas kësaj, nuk ka çudi që veç atyre që ambasadorët kanë takuar personalisht të ketë gazetarë të paqartë për reformën dhe skeptikë për përmbajtjen dhe mënyrën se si u miratua. Sepse për një pjesë jo të vogël të medias megjithë problemet që ajo vetë, ka ftesat për pritjet ambasadave dhe kërcënimet për lista të zeza nuk pinë ujë. Sepse në fund të ditës, ata që duhet të hartojnë këto lista, përveç ngazëllimit kur japin intervista triumfuese duke i shpallur luftë korrupsionit dhe “lekëve të pista”, duhet të jenë më të kujdesshëm për lekët me të cilat janë blerë aparatet qe i intervistojnë. E më pas të nisin të na shpjegojnë arsyet pse janë selektivë jo vetëm me politikën por dhe me median. E ndoshta për këtë e ka fajin sërish ajri, uji ose ndonjë çorbë e gatuar në Shqipëri.



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Ledina Çelo: Mamma mia!

Ledina Çelo: Mamma mia!

Ndalohet koncerti i “On records”, dy persona therren me thikë

Ndalohet koncerti i "On records", dy persona therren me thikë

Marrëzia e koncesioneve, kostot trefishohen për qytetarët

Qeveria limiton blerjet online, Manjani përplaset me Ahmetajn

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com