Kjo metodë e parashikimit të fatit është sidomos e preferuar te disa shtresa të veçanta në Turqi, pastaj edhe në vendet e ish-Jugosllavisë, sidomos mes personave romë. Sido që të jetë, falli në fasule konsiderohet si njëri ndër më të saktit. Ata që e përdorin, thonë se fasulet mund t’ju njohin me gjendjen aktuale të yjeve
Edhe pse shikimi në fasule te ne erdhi nëpërmes turqve, ajo ka disa karakteristikat përbashkëta me teknikën e lashtë kineze, ji gjingu: merret një kokërr më shumë. Pse? Nuk ka përgjigje të saktë në këtë pyetje. Thjesht, ashtu duhet bërë.
Ju nevojitet: 41 kokrra fasule e bardhë dhe një kokërr ngjyrë tjetër. Ju nevojitet edhe një sipërfaqe e rrafshët.
Fallin në fasule duhet bërë tri herë: një për të kaluarën, një për të tashmen dhe një për të ardhmen.
Falli i parë me kokrra të fasules zakonisht tregon fëmijërinë, me tjetrën metodë shikohet e tanishmja, kurse metoda e tretë tregon se ç’do të ndodhë.
Simbolet që krijohen pas hedhjes së kokrrave të fasules lexohen varësisht nga gjinia dhe gjendja e personit në fjalë. Kështu, i njëjti simbol mund ta nënkuptojë shtatzënësinë apo martesën, varësisht nga ajo se a bëhet fjalë për femër, apo meshkuj.
Kosova Sot Online