Detaje të reja janë mësuar për 8 ushtarët turq që u kapën në Greqi, të cilët ishin pjesë e grupit të shtetit. Mediat e huaja raportojnë se ata ishin në mesin e 40 ushtarëve që u përpoqën për të vrarë Presidentin turk Rexhep Erdogan.
Siç tashmë dihet, kanë qenë 40 komando që shkuan dhe rrethuan hotelin në Marmaris ku po qëndronte Presidenti turk dhe tentuan ta vrisnin, por Erdogan mundi të largohej në kohë me ndihmën e rojeve të tij personale, raporton syri.net.
Vet Erdogan ka pranuar që nëse do të qëndronte edhe pak minuta më shumë në atë hotel, do të ishte i vdekur ose do ta kishin marrë peng. Tetë ushtarët e kapur në Greqi po përballen me akuzat e kalimit në mënyrë të paligjshme në territorin grek. Sapo ata ulën helikopterin, kërkuan gjithashtu azil politik për t’i shpëtuar dënimit në Turqi.
Autoritetet turket ndërkohë kanë kërkuar kthimin e tyre pas për t’i dënuar për grusht shtetit. Greqia ka thënë se do të veprohet sipas procedurave, për të cilat Kryeministri grek Tsipras i ka premtuar Presidentit Erdogan se nuk do të zgjasin shumë. Sipas ushtarëve puçistë pjesë e grushtit të shtetit në Turqi, nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte. Ata dolën në fluturim pasi ishin urdhrat që kishin marrë nga eprori i tyre.