Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria Rama në pikëpyetje?

2016/07/18 at 9:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Nga Reldar DEDAJ 

Udhëtimi i kësaj qeverie ende nuk dihet me siguri nëse do kalojë përtej datës 21 korrik. Ndryshe nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta që kërcënoi se do të tërhiqte ministrat e tij nga kabineti qeveritar, kryeministri Edi Rama ende nuk ka thënë asgjë në lidhje me ndryshimet e pritshme në qeverisjen e vendit.

Ai dy orë më parë, i ftuar në Akademinë Politike, deklaroi se reforma në drejtësi është një revolucion i mirëfilltë dhe sipas tij; “nuk ndodh gjithnjë që një revolucion i vonuar të jetë objekt i një diskutimi kaq të madh përballë një muri shurdh që synon me çdo kusht ta pengojë këtë revolucion paqësor dhe transformues për gjeneratën tjetër dhe të tjerat”.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se ndarja në fjalë është mes atyre që janë të vetëdijshëm përse janë në Parlament dhe atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim kolosal.

Ai nga Pallati i Brigadave ku dhe u mbajt takimi me Akademinë Politike, la të kuptojë se 21 korriku nuk është vetëm një ditë për të pranuar një revolucion demokratik dhe transformues, por nëse kjo nuk ndodh, do jetë dita e ndarjes së madhe.

Mirëpo, historiku i trajektores politike të kreut të LSI-së, Ilir Meta nuk është pa lëkundje të thella. Mjafton të sjellësh në kujtesë, vitin 2004, ku pas ndasive të mëdha me liderin e PS, Fatos Nano, për zëvendësim ministrash, u largua dhe që prej asaj kohe Meta u nda nga Partia Socialiste duke krijuar partinë e re, me element të së majtës dhe kundërshtar të politikës së Nanos të atyre viteve.

Nga sa është bërë me dije, ka vetëm dy rrugë kushtetuese për rrëzimin e qeverisë, edhe pse historia politike në vend, ka treguar që ekzistojnë edhe rrugë të tjera përveç këtyre që do listojmë më poshtë.

Rruga e parë

Kryeministri të kërkojë mocion besimi në Kuvend dhe të rrëzojë vetveten duke shkaktuar zgjedhje të parakohëshme.

Rruga e dytë

Opozita duhet të mbledhë 28 firma deputetësh për të kërkuar mocion mosbesimi, por në këtë rast, opozita duhet të ketë edhe propozimin për emrin e kryeministrit të ardhshëm.

Mjafton të kujtojmë se në vitin 2004, Ilir Meta dha dorëheqjen si Ministër i Jashtëm, bashkë me veten ai tërhoqi edhe mbështetësit e tij nga disa poste ministrash, qeveria e ish-kryeministrit Nano mbeti me gisht në gojë, në pamundësi për të zëvendësuar ministrat sepse i mungonin votat në Parlament, në të njëjtën kohë, opozita e kishte të pamundur ta rrëzonte me mocion mosbesimi pasi disa nga deputetët e saj nuk u paraqiten ditën e zgjedhjeve duke u vetëdeklaruar si të sëmurë.

Në vitin 2013, Lëvizja Socialiste për Integrim u tërhoq nga qeveria, ish-kryeministri Sali Berisha arriti në kohë rekord të bindë tre deputetë të opozitës dhe të sigurojë një mazhorancë minimale për të zëvëndësuar ministrat e dorëhequr.

Gjatë këtyre 48 orëve të fundit, janë hapur disa skenarë për mënyrën se si do të bëhen votat, qoftë për njërën palë, qoftë për tjetrën. Bilancet e para, për hir të së vërtetës, nuk janë bindëse për asnjërën palë. Ka zëra që pazaret për të blerë deputetë kanë filluar të qarkullojnë, me shumë gjasa, njëra alternativë është që Partia Socialiste të arrijë të blejë nga opozita për të krijuar një mazhorancë të thjeshtë, ndërsa tjetra, të bashkohen votat e PD-së me LSI-në për të rrëzuar Edi Ramën si kryeministër me shpresën për të marrë qeverisjen e vendit.

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
Bota

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

24 Maj, 2025 7:15 pm
Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
Kryesore

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

24 Maj, 2025 6:56 pm
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
Bota

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

24 Maj, 2025 6:41 pm
Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n
Rajoni

Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n

24 Maj, 2025 6:14 pm
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

24 Maj, 2025 6:03 pm
Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime
Bota

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

24 Maj, 2025 5:54 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

24 Maj, 2025 5:17 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

24 Maj, 2025 5:11 pm
Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
Rajoni

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

24 Maj, 2025 4:49 pm
Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

24 Maj, 2025 4:36 pm
Para
Dënimi me vdekje/ Këshilli i Europës paralajmëron Turqinë

Dënimi me vdekje/ Këshilli i Europës paralajmëron Turqinë

Erdogan mbështet dënimin me vdekje

Erdogan mbështet dënimin me vdekje

Video/ Ushtrimi fizik që përforcon kujtesën

Video/ Ushtrimi fizik që përforcon kujtesën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
24 Maj, 2025

Në një takim të veçantë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka pritur familjen shqiptare...

Lexo më shumë

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
24 Maj, 2025

Taulant Xhaka ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe ka dhënë lamtumirën e tij teksa ka luajtur ndeshjen e tij...

Lexo më shumë

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
24 Maj, 2025

Raundi i pestë i bisedimeve bërthamore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përfundoi në Romë me shenja të përparimit të...

Lexo më shumë

Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n

Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n
24 Maj, 2025

Veç dy javë pasi që u bë kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz dhe qeveria e tij morën një vendim që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com