Ajo supozohej të ishte një ditë e bukur, ku të gjithë të festonin… por u kthye në tragjedi ku humbën jetën 84 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Të mbijetuarit e masakrës së Nicës tregojnë për Daily Mail, momentet e frikshme që përjetuan në “Promenade”. Sesi prindërit përpiqeshin të hiqnin fëmijët nga rruga, ulërimat e të plagosurve, ankthin dhe frikën që përjetuan natën e 14 korrikut.
“Unë humba katër miq dhe 20 të tjerë u plagosën. Ishim të gjithë mbi 20 vjeç”, tregon Aurelie Depnesle. Ajo thotë se atë natë ishin të gjithë të lumtur dhe askujt nuk i shkonte mendja se ajo mbrëmje do të përfundonte në një tragjedi.
Marie Cabot një 23 vjeçare tregon se i dashuri i saj, pak minuta para masakrës ishte duke folur me një djalë 6 vjeçar. Pas 5 minutash i vogli ishte një ndër viktimat e “Promenade”, aq sa i dashuri im pësoi një gjendje shoku dhe nuk është në gjendje të flasë, tregon vajza.