Brad Pitt ka bërë një gabim shumë të madh kur ka telefonuar ish-gruan e tij Jennifer Aniston, shkruan HollywoodLife
Gruaja e tij Angelina Jolie ka reaguar shumë keq për bashkimin e tyre.
Momentalisht Angelina dhe Jennifer janë duke ‘luftuar’ për Pitt dhe faji është i këtij të fundit.
Një burim thotë për HollywoodLife se Brad ka kontaktuar ish gruan e tij përmes telefonit dhe kjo gjë e ka çmendur Angelinën.
Revista InTouch ka raportuar se Angelina ka qenë duke shijuar pushimet e vetme kur ka kuptuar për thirrjen e Brad. Një burim ka thënë se Brad ka thirrur ish-gruan e tij për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës në Maj.
Ai nuk mendoi që është diçka e madhe, tha burimi. Mirëpo diçka duhet të ketë shkuar keq.
Angelina e akuzon burrin e saj se ka folur mbrapa shpinës së tij.
Brad kujtonte që lufta mes Angelinës dhe Jennifer ishte shuar me kohë mirëpo siç duket e ka pasur gabim.
Angelina madje frikësohet se mos Brad do ta lerë atë për ish-gruan.